Vllaznia, për dinjitet kundër turqve te Trabzonsporit

Vllaznia, e shpartalluar keq (6-0) një javë më parë në Trabzon, do të synojë në ndeshjen e dytë brenda tetë ditësh me turqit e Trabzonsporit, në turin e dytë të Kupës Intertoto (sot ora 20:00), jo kualifikimin thuajse të pamundur, por të paktën të vërë në vend dinjitetin e futbollit shkodran edhe atij shqiptar. Askush nuk beson në përmbysjen e madhe, por së paku kuqeblutë do të bëjnë c'është e mundur të fitojnë qoftë edhe me një rezultat minimal, ashtu sic bënë me kroatët e NK Zagreb (1-0), një ndeshje që prodhoi shumë polemika në shtypin kroat, ku u fol edhe për hapjen e një hetimi nga UEFA. Eksperienca tejet e hidhur e 9 herë kampionëve të Shqipërisë në ndeshjen e parë kundër formacionit të katërt më të mirë turk, la një shije të keqe. Humbja 6-0 në Trabzon nuk të lë asnjë dyshim se aventura e tretë shkodrane në Kupën Intertoto përfundon me takimin e kthimit në "Loro Borici". Po t'u shtosh edhe problemet që ka skuadra shkodrane me dëmtimet: portieri Grima, sulmuesit Sinani dhe Dalipi (ende të parikuperuar) si dhe mbrojtësit Rezart Dabulla dhe sulmuesi Xhevahir Sukaj (të pezulluar nga klubi e trajneri), atëhere tabloja bëhet e qartë se formacioni shkodran (të cilit pritet t'i mungojë edhe mbështetja e tifozerisë) do të vuajë shumë për të arritur një rezultat pozitiv ndaj një formacioni 6 herë kampionëve të Turqisë të kompletuar me lojtarë suedezë, serbë, holandezë, brazilianë, guinezë dhe që duket e sigurt drejt turit të tretë në pjesëmarrjen e saj të dytë në Kupën Intertoto ashtu sic bëri edhe në sezonin 1999-2000, kur eliminoi në turin e tretë italianët e Peruxhias dhe u ndal në gjysmëfinale nga gjermanët e Hamburgut.
Turi i parë
Vllaznia në turin e parë të Kupës Intertoto eliminoi skuadrën kroate NK Zagreb. Humbi ndeshjen e parë 2-1 në Zagreb dhe fitoi
në Shkodër 1-0. Dy golat për Vllazninë u shënuan nga sulmuesi Arlind Nora.
Turi i dytë
Në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës Intertoto skuadra shkodrane humbi thellësisht me Trabzonsporin me rezultatin 6-0. Turqit shënuan në cdo pjesë nga tre gola, duke i hequr cdo shpresë Vllaznisë
Kompanitë e basteve
Vllaznia-Trabzonspor
Betexplorer: 3.54, 3.58, 1.77
Totosi: 4.00, 3.25, 1.75
Tipsport: 3.20, 3.60, 1.80
Internet1x2: 3.60, 3.40, 1.70
Bet365: 3.20, 3.50, 1.91
BetChance: 3.40, 4.00, 1.68