Han, në ndihmë të ekipit olimpik holandez

Trajneri i përfaqësueses shqitpare, holandezi Ari Han, po luan një rol të dorës së parë, duke ndihmuar ekipin olimpik të Holandës për të kuptuar më mirë atmosferën kineze.
Han (ne foto kur drejtonte Kinen) ka qenë më parë trajner i Kinës, përpara se të merrte drejtmin e Kamerunit e më pas të Shqipërisë, dhe gazeta holandeze "NRC Handelsblad", shkruan se "Ari Han, duke qenë para disa vitesh trajneri i Kinës, e njeh mirë kulturën sportive të atij vendi dhe do të ndihmojë ekipin olimpik holandez me njohuritë e tij për të arritur sukses në "Folenë e zogut".