E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Jo përjetësisht te Marseja!

Kapiteni mendon largimin nga "Velodrome", por më parë kërkon të fitojë një trof

Lorik Cana nuk e hedh poshtë mundësinë e largimit nga Olimpiku i Marjesës. Kapiteni i ekipit francez, që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve, vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në Ligën 1. Kosovari i kombëtares ka një kontratë deri në vitin 2012 me Marsejën, teksa ka katër sezone që po luan për të. Në një rrëfim për gazetën rajonale "La Provence", ai tregon momentet e karrierës së tij. 25-vjeçari është shndërruar në një gur qosheje, me polivalencën dhe performancën e roleve të tij, nga mesfusha shkatërruese, e deri në qendër të mbrojtjes. Për mesfushorin kuqezi janë interesuar Evertoni në Angli, Roma në Itali apo Reali i Madridit në Spanjë. "Jam në vitin e katërt te Marseja, jam kapiten dhe kam shumë arsye për të qenë mirënjohës. Unë identifikohem me këtë klub, të cilin e kam dashur që kur kam qenë një fëmijë i vogël. Por kjo nuk do të thotë se do të jem i detyruar të qëndroj këtu gjatë gjithë karrierës sime,"thotë Cana. Ai nuk saktëson se kur kjo dëshirë e tij do të realizohet. "Olimpiku i Marsejës është ndër klubet më të mëdha në Francë. Që kur kam qenë këtu, i kam njohur të gjitha: vendin e fundit, rikthimin, pikën e lartë e të ulët. Por, me gjithë rezultatet e mira, ende nuk kemi fituar asgjë. Eshtë koha për të fituar një trofe e për të pretenduar se kam përmbushur detyrën time tek Olimpiku." Cana flet edhe për turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, teksa Marseja do të përballet me fituesen e çiftit Bran Bergen Ventspils. "Një short me fat, sepse mund të kishim rënë më keq. Tashmë, mendoj se të gjitha ekipet që janë në Ligën e Kampioneve) kanë kualitete, edhe pse duhet pranuar se disa kanë diçka më shumë se të tjerat. Objektivi ynë është që të kualifikohemi dhe në fazën e grupeve të shkojmë sa më larg. Kemi bërë përgatitje të mira e kemi punuar shumë fort,"- përfundon kapiteni i Marsejës Lorik Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›