E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari, keqtrajtonte fizikisht nënën

Gjirokastër- Ishte denoncuar disa herë nga e ëma, por gjithmonë i ishte shmangur policisë, madje ka kundërshtuar me dhunë edhe efektivët. Policia e Gjirokastrës, pas kërkimeve ka mundur të shoqërojë në ambientet e saj një 31-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Mashkullorë të rrethit Gjirokastër.

“Shtetasi Elidjan Murtaj, i datëlindjes 1977 u arrestuar për akuzën e keqtrajtimit”- thanë burimet e policisë.

Sipas tyre, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për një konflikt familjar. “Ai keqtrajnonte nënën e vet, e cila disa herë kishte bërë denoncime për të, ndërkohë që ai nuk paraqitej në bazë të fletthirrjes së bërë nga ana e policisë”- thanë burimet policore.

Gjatë marrjes në pyetje nga ana e Inspektorit të Policisë së Zonës, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Inspektorin e Policisë së Zonës dhe e ka kërcënuar për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë “ dhe të “Kanosjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 238 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›