Lorik Cana: Marseja ka bërë një progres logjik
Kapiteni shqiptar i Olimpik Marsejës, Lorik Cana, është shumë i kënaqur pas fitores ndaj PSV-së, por paralajmëron për një ndeshje të vështirë të shtunën në Grenoble. "Kemi më shumë klas se ata, por duhet ta demonstrojmë në fushë".
Lorik, fitorja me PSV-në duket se ka ndikuar për mirë në skuadër.
Ishte e rëndësishme për shumë arsye. Ruajtëm ritmin e fitoreve dhe kjo na dha mundësinë të vazhdojmë progresin, ku kemi përmirësime. Në tri ndeshjet e para nuk u paraqitëm mirë, por kjo fitore na jep shpresë për konsolidimin e bazës sonë në pjesën e mbetur të sezonit.
Synimi juaj ka qenë vendi i dytë në grup. A shpresoni akoma?
Tani jemi në vendin e tretë. Për sa kohë që vendi i dytë është matematikisht i arritshëm, ne do të japim maksimumin për ta arritur. Do shkojmë për fitore si në Liverpul, ashtu edhe në Madrid. Unë jam shumë optimist. Nëse fitojmë dhe rivalët bëjnë hapa falsë, edhe mund t‘ia dalim. Por ne nuk duhet të bëjmë llogari, duhet thjesht të fitojmë.
Triumfi ndaj PSV-së ju vuri në një pozitë komforte. A e keni gjetur tashmë formulën e duhur?
Është e vështirë të përsëritet gjithmonë ndeshja ndaj PSV-së. Por duhet të ruajmë shpirtin e skuadrës dhe lojën në grup. Ky i joni është një progres logjik. Në kampionat kemi ecur mirë, por rruga është ende e gjatë. Duhet të synojmë rezultat në çdo ndeshje, duke mos nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Deri tani kemi një mesatare 2 pikë për ndeshje (OM ka 23 pikë pas 12 takimesh).
Si e shikoni transfertën e të shtunës ndaj Grenoble?
Synojmë fitoren dhe për këtë duhet të japim maksimumin. Por duhet të kemi kujdes, pasi është një nga ndeshjet e vështira të sezonit. Kundërshtari ka lojtarë të mirë dhe një trajner të zotin. Ne kemi më shumë klas se ata, por këtë duhet ta tregojmë në fushë.