Kastrioti, shansi i Vllaznisë për vendin e dytë

ASA (Albanian Sport Agency)- Për Vllazninë, takimi me krutanët konsiderohet shansi për të ruajtur ritmin tripikësh. Skuadra e Josës vjen në ballafaqimin e radhës pas fitores me Luftëtarin në transfertë, ndërsa Kastrioti mbërrin në Shkodër me mungesën e mbrojtësit me përvojë, Alpin Gallo. Në radhët e kuqebluve mungon për shkak të kartonëve El-Haxhi Goudjabi dhe reparti i avancuar shkodran do të përbëhet nga sulmuesi veteran Klevis Dalipi dhe talenti Xhevair Sukaj. Në dy takimet e para Vllaznia barazoi në Krujë (1-1) dhe fitoi në Shkodër (2-1)
VLLAZNIA-KASTRIOTI
Gjyqtarë: Janku, Pregja, Miho
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër
Dy fazat e para:
Kastrioti-Vllaznia 1-1
Vllaznia-Kastriotit 2-1