Intrigë bastesh dhe premiosh, po fituesi?

ASA (Albanian Sport Agency)- Intriga është e madhe në këtë cift, pasi dy skuadrat kanë fituar në fushat kundërshtare: Elbasani fitoi në fazën e parë në Tiranë (0-1) me golin e mbrojtësit Tefik Osmanit dhe Partizanin fitoi në fazën e dytë në Elbasan (0-2), me dy gola të talentit Enco Malindi. Takimi do të luhet në stadiumin e dytë të kryeqytetit. Shoqatat e tifozëve të të dyja klubeve kanë paralajmëruar për prani të madhe dhe spektakli në fushë pa dyshim që nuk do të mungojë, kur nga ana e dy presidentëve, Xhani (Partizani) dhe Laze (Elbasani), janë premtuar premio joshëse për tri pikët. Partizani synon të vazhdojë serinë e fitoreve (pas Kastriotit në shtëpi dhe Flamurtarit në transfertë), ndërsa Elbasani kërkon pikët për të mos humbur shansin e Kupës Intertoto.
PARTIZANI-ELBASANI
Gjyqtarë: Cekaj, Doda, Mali
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë, ora 14:00
Dy fazat e para:
Partizani-Elbasani 0-1
Elbasani-Partizani 0-2