E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Karlsruhe, Kapllani pushim absolut nga Beker

ASA (Albanian Sport Agency)- Karslruhe fitoi sot 2-1 në transfertë me Padeborni, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, nuk ishte pjesë e formacionit fitues dhe e bankinës së grupit të thirrur nga trajneri Edmund Beker.
Sipas, Kicker, Kapllani nuk u aktivizua për shkak të angazhimive të tij me Kombëtaren e Shqipërisë në takimet me Slloveninë (0-0) dhe Bullgarinë (0-0).
Për Karlsruhen golat u shënuan nga Mutzel dhe Maner, por në dyja rastet asistët ishin të Xhovani Federiko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›