E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç zbardh formacionin zyrtar kunder Luksemburgut

Trajneri i Kombëtares, Oto Baric shpalli sot gjatë konferencës së fundit për shtyp formacionin zyrtar që do të hedhë në fushë kundër Luksemburgut. "Është një skemë 3-5-2, ose më mirë 3-3-2-2 me theks tërësisht sulmues", tha Baric. Formacioni është i njëjtë me atë të ndeshjes miqësore me Olimpikun e Tiranës (13-0). "Bogdani nuk është ende në 100% e tij dhe do të jetë në bankinë. Mundësi për të luajtur një pjesë lojë ka dhe Mukaj. Pjesa tjetër e lojtarëve që do të jenë në bankinë do të vendoset në mbremje pas stërvitjes së fundit në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa"

Portier: Beqaj
Mbrojtës: Curri, Dede, Dallku
Mesfushorë: Haxhi, Cana, Skela, Duro, Berisha
Sulmues: Bushi, Kapllani

(Te plote konferencen e Oto Baric do ta lexoni me vone)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›