Lorik Cana: “Unë i urrrej humbjet”
Ndërkombëtari shqiptar Lorik Cana përjetoi një javë tmerrësisht të keqe me dy humbje që djegin shumë: 2-0 kundër PSV Eindhovenit në Holandë (të mërkurën në Ligën e Kampioneve, e treta radhazi në këtë kompeticion) dhe 2-4 kundër ish-ekipit të tij, Paris Sën Zhermenit për javën e 10-të kampionatit francez.
Kapiteni i Olimpikut të Marsejës sërish u sakrifikua në mbrojtje nga trajneri belg, Erik Gerets, por të paktën në tre nga katër golat e shënuar nga Paris Sën Zhermeni, sipas gazetën më të madhe sportive franceze “L’Equipe”, faji ishte i tij. Një përgjegjësi e pranuar edhe nga vetë mesfushori shqiptar.
Thyeshmëria e repartit të mbrojtjes së Olimpikut të Maresejës nuk është diçka e re. Edhe në ndeshjen e parë të sezonit kundër Renesë (4-4), vija mbrojtëse e formuar nga Erbate-Hilton “piu shumë ujë”. Edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër PS Eindhovenit, mbrojtësi Ronald Zubar zhgënjeu.
Pikërisht për këtë arsye, trajneri Erik Gerets u bind për të vendosur për të reshtuar Lorik Canën përkrah Hiltonit kundër Paris Sën Zhermenit.
I ambientuar në këtë pozicion nga viti i kaluar, ndërkombëtari shqiptar, sipas lequipe.fr, zhgënjeu, duke qenë përgjegjës për tre nga katër golat parizienë. Gjithsesi, Erik Gerets e mbrojti zgjedhjen e tij, duke pohuar se Cana është duke bërë një sezon të madh në Ligën e Parë franceze.
I prezantuar si lojtari që nuk do të humbiste kurrë një “klasiko” në Francë, kësaj radhe Lorik Cana nuk mundi të bënte asgjë. Kapiteni shqiptar i Marsejës mendon se kjo ndeshje nuk përcakton asgjë.
“Është një mbrëmje (e së dielës) pak e vështirë për t’u tretur nga ne. Dëshironim të merrnim pikët, e dinim rëndësinë e kësaj ndeshjeje, pasi kërkonim menjëherë një fitore pas humbjes në Ligën e Kampioneve. Kemi humbur për detaje, por dhe momentet kyçe të ndeshjes ishin kundër nesh.
“Ekipi dha shumë dhe është e vështirë të humbasësh, por ne nuk do ta ulim kokën poshtë. Jemi akoma kompetitivë në kampionat. Unë i urrej humbjet dhe mendoj se është momenti që dhe shokët e mi ta bëjnë këtë gjë.
Kemi shumë gjëra për të rregulluar dhe është e rëndësishme që lojtarët të vazhdojnë të japin maksimumin. Unë nuk e mendoj këtë si një goditje. Ne e kemi krenarinë e duhur për t’u rinisur”, - tha Cana.
Të mërkurën Marseja do të luajë në transfertë kundër Nantës, dhe një humbje e tretë radhazi mund t’i përkeqësonte shumë punët.
Mesfushori shqiptar mbrojti pas ndeshjes me PSG-në me Hatem Ben Arfën, sulmuesin e ri 20-vjeçar të Marsejës, i kritikuar shumë para, gjatë dhe pas ndeshjes me PSG-në.
“Dihet që në kërkojmë më shumë nga lojtarët më të talentuar. Ne lojtarët, të parët. Kemi një besim të madh te Hatemi. Të gjithë, trajneri, stafi dhe tifozët gjithmonë do ta mbështesin atë. Ai është mjaft i pjekur dhe besojmë se do ta kalojë këtë merak të vogël dhe do të riniset sërish”, - tha Cana për televizionin e Marsejës.
Në ndeshjen kundër Paris Sën Zhermenit ishte i pranishëm edhe Frenk Riberi, por ish-mesfushori i Marsejës nuk u shpreh aspak entuziast për përformancën e ish-shokëve të tij.
E Hene, 27 Tetor 2008