E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Shala shkëlqen, Komo humbet

Albania-sport - Komo e Altin Shalës humi në shtëpi 0-2 me rivalin direkt Alghero (Dossou 18', Mereru 69'), ndërkohë që mesfushori shtatlartë nga Lezha luajti për 90 minuta në shërbim të trajnerit Parolini. 29-vjecari Altin Shala, autor i 4 golave në 22 ndeshjet e deritanishme, ishte ndër më të vlerësuarit për ekipin e tij, pasi në të 48' topi i goditur prej tij përfundoi mbi shtyllën horizontale dhe në minutën e fundit të takimit, shqiptari gjuajti në afërsi të zonës, teksa portieri mik e devijoi topin në goditje këndi.
Komo ndodhet në vendin e tretë të të Serisë D, Grupi B me 38 pikë, po aq sa Alghero me të cilën humbi ditën e hënë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›