Lorik Cana firmos peticionin: Mbroj kombësinë shqiptare
Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana ka firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Pasi ka takuar nismëtarin e kësaj kauze, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, mesfushori i kuqezinjve ka firmosur peticioni me mijëra emra, duke u shprehur hapur kështu kundër regjistrimit mbi këto baza. Futbollisti theksoi se do mbështesë kauzën e mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve, pasi, siç theksoi ai, kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe kurrsesi nuk mund të shitet e falet.