E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia kthehet të fitojë, Teuta është "viktima" e saj

Vllaznia rikthehet te fitoret dhe këtë e bën përballë një kundërshtari i cili pretendon që të zërë një vend në Europë, Teutës. Shkodranët i mposhtën 2-1 durrsakët në "Loro Boriçi", në një ndeshje tërheqëse dhe të mbushur me emocione. Talenti 18-vjeçar, Bekim Bala, duket se ka vendosur t‘i japë një dorë skuadrës së tij, e cila po kalon një nga periudhat e saj më të vështira në gjithë historinë e kampionatit shqiptar. Sulmuesi i ri shënoi golin e parë të Vllaznisë në minutën e 19-të, por dhjetë minuta më pas Elton Muçollari barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 19-të. Për Bekim Balën ky ishte goli i tij i pestë sezonal, duke u bazuar kështu me Sadikun e Gramozit, Hysën e Teutës, Xhafajn e Besës, si dhe Dervishin e Caushajn, të dy të Shkumbinit. Duhej një goditje e bukur e mesfushorit Enkel Alikaj në pjesën e dytë (58‘), që Vllaznia ta fitonte këtë ndeshje, me vështirësi, në një terren të rënduar, por duke marrë 3 pikë të çmuara. Ish-lojtari i tri ekipeve të kryeqytetit u dhuroi fitoren e pestë sezonale, duke e ngjitur klubin shkodran në kuotën e 18 pikëve, por duke mbetur sërish në vendin e 9-të, me një pikë më pak se Kastrioti i vendit të 8-të. Ndërkohë që Vllaznia pritet të jetë shumë ambicioze për javët e ardhshme të kampionatit. Në merkaton e janarit pritet të vijnë përforcime të reja. Për Teutën kjo ishte humbja e tetë sezonale dhe e gjashta në transfertë.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›