Sllovaki, takohen ministrat e mbrojtjes së NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe ministrat e mbrojtjes të aleancës së Atlantikut Verior u mblodhën për një darkë pune në Bratislavë ditën e enjte si pjesë e një takimi dy-ditor për të diskutuar për një strategji të re kundër zgjerimin kryengritjes së talebanëve në Afganistan.
Më herët gjatë ditës së ejnte sekretari i përgjithshëm i Natos, Rassmusen pohoi se nëse forcat e NATO-s do të tërhiqeshin nga Afganistani, ky vend do të ishte sërish në pushtetin e talebanëve si edhe të rrjetit terrorist të AL Kaedës. AL Kaeda këto ditët e fundit ka shkaktuar një varg aktesh terroriste jo vetëm në Afganistan por edhe në Pakistan.
Sipas shumë hipotezave presidenti amerikan Barak Obama po merr në konsideratë dëshirën e kryegjeneralit të SHBA në Afganistan Stanley Mçhrystal, për të shtuar me dhjetra mijëra, numrin e ushtarëve të SHBA në misionin e vendit islamik.
Por pavarësisht presionit të autoriteteve të SHBA-së nuk pritet që në takimin dy-ditor në Bratislavë të vendoset ndonjë vendim i rëndësishëm në lidhje me shtimin e numrit të trupave të NATO-s në misionin e Afganistanit.