Lorik Cana kalon te Gallatasaraj

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u transferua nga Sanderlendi në Premier Ligën angleze te klubi i famshëm turk, Gallatasaraj. Ish-kapiteni i Olimikut të Marsejës në kampionatin francez firmosi një kontratë katër vjeçare në shumën e 6 milionë eurove me skuadrën nga Stambolli.
Lorik Cana, 26 vjeç, tha: “Ishte mundësia për të luajtur në Ligën e Europës, por dhe unë doja të afrohesha me familjen. Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë dhe shpresoj se njerëzit të më kuptojnë”, - deklaroi Cana në faqen zyrtare të ish-klubit të tij anglez, Sanderlendit, vendi i 13-të sezonin e kaluar, për të cilin Cana luajti 35 ndeshje.
Gallatasaraj do të jetë skuadra e katërt si lojtar profesionist e Lork Canës. Në Francë, mesfushori shqiptar ka luajtur me Paris Sën Zhermenin (2000-2005) dhe me Olimpikun e Marsejës (2005-2009), si dhe një sezon me Sanderlendin në Angli (2009-2010).
Gallatasaraj e përfundoi kampionatin e kaluar në vendin e 3-të dhe do të marrë pjesë në Ligën e Europës këtë sezon.
Gallatasaraj është një skuadër e njohur edhe në ambientin sportiv shqiptar pasi është përballur me Vllazninë e Shkodrës në vitin 2002, në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ku fitoi 2-0 dhe 4-1.
Për Gallatasarajin më parë ka luajtur edhe Klodian Duro. Aktualisht në Turqi luajnë edhe disa lojtarë të tjerë shqiptarë: mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, sulmuesi Bekim Bala dhe Labinot Harbuzi (të tre te Gençlerbirligi), si dhe Gilman Lika te Boluspori.
Më parë në Turqi kanë luajtur edhe Redi Jupi, Alban Bushi, Vioresin Sinani, Bekim Kuli, Admir Teli.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 08 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili