Lorik Cana, klubi i Sanderlendit e perdor edhe si imazh
Lorik Cana eshte edhe nje futbollist imazh per klubin e Sanderlendit. Ai eshte shnderruar ne lojtarin me te vlefshem ne radhet e skuadres angleze, gje qe mund te konfirmohet lehte edhe nga entuziazmi i drejtuesve te klubit. Sulmuesi Bent kaloi per nje shifer qe shkonte deri ne 12 milione euro gjate veres, por aktualisht Cana konsiderohet me i vlefshem. Ne drejtim te Canes kane vershuar oferta te shumta, prej te cilave nje ka ardhur nga Lioni ne France, por klubi i Sanderlendit e sheh te pamundur mundesine e largimit te mundshem te mesfushorit shqiptar. Entuziazmi i trajnerit Stiv Brus, pas paraqitjeve te fazes se pare ne Premier Lige dhe e tifozeve qe e kane votuar si lojtarin me te mire gjate fazes se pare, e kane shnderruar Canen ne nje lojtar nga me te rendesishmit edhe per Premier Ligen. Kosovari i kombetares sone pavaresisht kritikave se ndeshkohet shpesh me kartone, gjate cdo ndeshje qe luan vazhdon te mbetet me i adhuruari tek tifozet. Se fundmi klubi i tij e ka perzgjedhur, per te reklamuar pjese te biznesit te tij, per festat e fundit te vitit. Keshtu nje kompani e madhe e veshjeve sportive, ne pronesi te klubit te Sanderlendit zgjodhi Lorik Canen si imazh, per shkak te popullariteti qe ka 26-vjecari pas lojes dhe ndeshjeve pozitive qe zhvilloi gjate fazes se pare.