E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andrea Marko nis detyren, ne krye te Skenderbeut

Skenderbeu i Korces e ka nisur pjesen e dyte te sezonit, me nje trajner te ri ne stol. Klubi korcar njoftoi per shkarkimin e trajnerit vlonjat, Gerti Haxhiu, por me pare ishte pergatitur qe ne vend te tij te ulej trajneri i ri, Andrea Marko, i cili nisi nje dite me pare nga puna, per ndertimin e ekipit. Skenderbeu i Korces ndodhet ne pozita te veshtira, per momentin, pasi nje pjese e lojtareve titullare jane larguar. Kesisoj, trajnerin Marko e pret nje pune e veshtire, para se te mendoje per ndeshjet e pjeses se dyte te sezonit dhe realizimin e objektivit. Markos i duhet te veproje me pare edhe ne merkato. Me shume se gjysma e lojtareve titullareve, flitet se kane kaluar ne ekipe te ndryshme te Superiores. Me trajnerin Marko eshte kryer levizja e pare zyrtare ne radhet e Skenderbeut. Por pas shkarkimit, trajneri Gerti Haxhiu ka hedhur akuza ne drejtim te drejtuesve te klubit, duke i cilesuar keta te fundit si pergjegjes per situaten e krijuar. Haxhiu tha se gjendja e Skenderbeut ka qene e mjerueshme kohet e fundit dhe jo per fajin e tij. "Lojtaret ishin te pakenaqur dhe gjendja financiare nuk premtonte. Skenderbeun e shkaterruan drejtuesit dhe jo une, ndaj per gjendjen aktuale mbajne pergjegjesi vete ata", - perfundoi Haxhiu. Nje pjese e mire e lojtareve titullare, per shkak te rrogave te prapambetura jane larguar nga ekipi korcar. Shkembi dhe Gjondeda deklaruan divorcin dhe depozituan ankesat ne FSHF, per pagat e prapambetura.

Ndeshja
Skenderbeu do te luaje ndeshjen e prapambetur me Besen me 27 janar. Ne kete date pritet te debutoje Andrea Marko, perballe homologut kavajas Shpetim Duro, ndaj te cilit pervec objektivit te kundert per qendrimin ne Superiore, do te kerkoje rezultatin e pare pozitiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›