E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana marrëveshje me Hamburgun?



“Le Destrojer” (shkatërruesi) siç e përkufizon gazeta gjermane “Hamburger Morgen Post”, Lorik Canën, do të vijë në Gjermani. Dhe gjerat sipas saj po rrotullohen siç duhet. Agimi, babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare, ka qenë në Hamburg ku është takuar me shefin sportiv Dietmar Beiersdorfer pë t’i dhënë detajet e fundit “kryeveprës”. E ardhmja e Lorik Canës te Marseja duket gjithmonë e më shumë e largët. I kërkuar në Angli (Evertoni) dhe po ashtu në Gjermani (Hamburgu), kapiteni i Olimpikut të Marsejës duket shumë afër Bundesligës. Sipas mediave gjermane, propozimi fillestar i Hamburgut shkon në 8 milionë euro, ndërkohë që “Hamburger Morgen Post” zbulon se formacioni gjerman është në fazë të avancuar në lidhje me negociatat. Por, jo në fakt me Olimpikun e Marsejës. Në fakt, shkruhet se bisedimet me agjentin dhe babain e lojtarit të Kombëtares shqiptar, Agim Canën, janë një nëj rrugë shumë të mbarë. Ky i fundit, nga ana tjetër ka qenë në Hamburg për tu takuar me drejtuesit hamburgezë. Takime është zhvilluar në hotel “Bahrenfelder” dhe informacionet e filtruara prej atje flasin për një akord midis dy palëve. Tashmë, nuk mbetet gjë tjetër që të bindet Olimpiku i Marsejës për të lëshuar mesfushorin rikuperues. Kontrata e Canës skadon në vitin 2012, por vlera e kartonit të ndërkombëtar shqiptar sipas drjtuesve të Marsejës, nuk është tashmë tetë milionë euro, por 12 milionë euro. Një shumë në dukje e madhe, por interesimi i Hamburgut duket mjaft i fortë për të investuar në blerjen e Lorik Canës. Megjithatë, gjithçka mbetet për tu parë.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›