Lorik Cana shpreh ngushëllimet për tragjedinë

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën 16 persona ka prekur edhe kapitenin e Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, i cili edhe pse është në orët e fundit të përgatitjes së ekipit të tij për ndeshjen e Marsejës kundër Zenitit në Kupën UEFA, shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta. "Bashkohem me hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta", tha në linjë telefonike për Albania-sport.com nga Marseja, Lorik Cana, i cili është edhe ambasador i paqes i UNESKO-s. Cana së fundi ndërmori një iniciativë për të marrë nga 1 euro cdo bilete të shitur në ndeshjen Marsejë-Lion (në total shuma mund të arrijë në 50 mijë euro), për t'u dhuruar fëmijëve të varfër shqiptarë.