Rudi Vata shpreh ngushëllimet për tragjedinë

Pas tragjedisë e pazakonshme ku humbën jetën 16 persona në vendin tonë, ngushëllime familjarëve të viktimave u shprehu edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata. "I kam ndjekur me pikëllim të madh gjatë gjithë ditës, unë dhe familja ime', - tha në linjë telefonike për Albania-sport.com nga Skocia, Vata, babai i dy fëmijëve. "Jemi prekur shumë, pasi tragjedia bëri bujë edhe këtu në Skoci, ku thuajse të gjitha portalet raportuan lajmin e hidhur", - shtoi menaxheri i FIFA-s. "U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve në këtë moment të vështirë për ta".