Lorik Cana, simbol ne Merseje
Aranit Muraci
Olimpiku i Marsejes, ekipi ku luan mesfushori shqiptar Lorik Cana, pas humbjes se pesuar te merkuren ne Madrid, ne ndeshjen e dyte te Liges se Kampioneve,(2-1), ka rigjetur fitoren ne ligen franceze, perballe Kanes. Eshte cilesuar si nje fitore ironike triumfi i fundit i Olimpikut te Marsejes, ndaj Kanes, per vete faktin se marsejezet kane zhvilluar nje futboll te bukur ne Ligen e Kampioneve perballe spanjolleve, por jane mundur. Nderkaq, nuk kane luajtur mire pak dite me pas ne kampionat, ndaj nje ekipi modest, mirepo kane gjetur fitoren me rezultatin, 2-1. E perbashket eshte se po shkelqen kapiteni i Olimipkut te Mersejes, mesfushori i kombetares sone, Lorik Cana, loja e te cilit ka marre komplimente nga mediave franceze.
Simboli i Mersejes
Si gjithnje, ai qe ka luftuar me shume gjate gjithe lojes ka qene Lorik Cana, simboli i Olimikut te Marsejes. Nje mjeshter i vertete, shqiptari eshte aktualisht edhe nje shembull dhe percaktues ne lojen e mersejezeve. "Fitorja ishte gjeja me e rendesishme per ekipin tone, ne ndeshjen me Kanen, te cilin e arritem, dhe per kete jemi te kenaqur. Por per te bere diferencen, eshte gje e veshtire. Si ekip synojme te arrijme me lart dhe per kete duhet te shpalosim virtytet tona me te mira. Qe te arrijme qellimin, cdo lojtari te ekipit tone i duhet te mendoje se ka dhene 300% ne fushen e lojes," - u shpreh Lorik Cana, pas fitores se fundit.
Objektivi ne "champions"
Pas humbjeve qe ka pesuar Olimpiku i Marsejes ne ndeshjet e para, me Liverpulin dhe me Ateltiko Madridin, Cana deklaron: "Ne grupin tone, ne ndeshjen e Liges se kampioneve, Liverpuli eshte nje shkalle me lart. Atletiko e Madridit eshte shume e forte. Olimpiku i Marsejes nuk ka eskperiencen dhe kualitetet e duhura qer te pretendoje me shume. Por me ndeshje, si ajo e se merkures ndaj Atletiko Madridit, mund te arrijme deri diku," - ka sqaruar Lorik Cana.
24 vjecari
Lojtari i perfaqesueses sone, Lorik Cana, pas takimeve te ngjeshura me O. Mesejen, pritet te udhetoje sot drejt Budapestit, ku do t'i bashkohet grumbullimit te kombetares, ne vigjilje te perballjes se 11 tetorit, me Hungarine.
LARGIMI
Pas 4 sezonesh Lorik Cana ka vendosur te largohet nga Merseja. Mesfushori e ka pranuar publikisht largimin, gjate vizites se fundit ne Shqiperi, kur ishte i grumbulluar me ekipin perfaqesues per ndeshjet me Sedine dhe Malten.
3 lojtare
Arjan Beqaj i Anorthosit, Duroi Omonias dhe padyshim Cana te Merseja jane te vetmit qe luajne me ekipet e tyre ne kupat e Evropes dhe jane lidere ne fushe. Ata perbejne bazen per ekipin tone kombetar ne ndeshjet e radhès.