Tuborg kremton prezantimin zyrtar ne Shqiperi
Tuborg ka zgjedhur te kremtoje sa me mire prezantimin e tij zyrtar ne Tirane ndaj naten e se shtunes ka mbledhur qindra vete ne qender te ish-Bllokut. Gjithcka e kesaj feste ishte sipas filozofise se Tuborg, duke maksimizuar kerkesen per muzike te mire dhe ambiente argetuese, e shoqeruar me njerez qe dine te shijojne festat. "Festa ishte nje menyre qe Tuborg kishte zgjedhur per t'i ofruar nje forme origjinale argetimi kryeqytetit shqiptar duke ftuar shume personazhe te njohur te jetes publike te cilet kane festuar deri ne oret e para te mengjesit", pohojne organizatoret. I pranishem ne kete feste ka qene edhe ambasadori i Danimarkes, Karsten Ankjær Jensen. Ne fjalen qe iu dha ne fillim te festes, ai ka pershendetur birren daneze per arritjet ne tregun shqiptar dhe e ka konsideruar si pioniere te pranise ekonomike daneze ne vend. Miqte e ftuar ne kete feste u pershendeten edhe nga z.Lars Lehmann, Drejtori i Menaxhimit te Eksporteve te Tuborg nga Danimarka si edhe z.Oren Turgeman, Drejtor i Marketingut te Tuborg ne Shqiperi. E gjithe festa, ishte konceptuar per t'u dhuruar maksimumin e mundshem te kenaqesise pjesemarresve nen nje koktejl muzike, performance dhe Tuborg-u. E gjelbra ishte ngjyra e harese dhe gezimit per kete nate fundjave ne Tirane. Per sa i perket muzikes, kesaj here Tuborg kishte zgjedhur nje nder DJ me te njohur te botes se klubeve te Hamburgut, Londres dhe te plazheve spanjolle, DJ D.O.N.S. Ai njihet si nje producent dhe si nje njohes i mire i muzikes se nates. Per kete arsye Tuborg e ftoi ate per te kenaqur te ftuarit speciale te kesaj feste dhe per te krijuar nje ambient vetem per argetim. Perberes te festes kane qene edhe performancat e balerinave te veshura me te gjelber. Por ajo qe ka terhequr me shume vemendjen kane qene vajzat e vendosura brenda vaskes jakuzzi dhe dalja e nje vajze, nga nje gote birre gjigante Tuborg.