Nje CD per Nexhmije Pagarushen
Oferta, qe i eshte bere pasditen e djeshme drejtperdrejt ne TV Klan ka qene e papritur per Nexhmije Pagarushen. "Bilbili i Kosoves" sic eshte quajtur perjetesisht, arriti te realizonte keshtu nje enderr te vjeter. Nje permbledhje e kengeve me te mira te saj do te jete ne tregun muzikor, ne fund te muajit nentor. Pikerisht albumin e saj, qe u mungon gjithe shqiptareve kudo ku jane, e ka marre persiper shtepia diskografike "Supersonic". Ka qene perfaqesuesja e kesaj shtepie diskografike, Diana Cerova, e cila permes nje telefonate te drejtperdrejte ne studio ka premtuar te realizoje albumin e kengetares sone te madhe. E ndersa artistja e njohur tashme do te filloje te perzgjedhe kenget se bashku me Arditin, qe i ofroi ndihmen e tij, shqiptaret paten edhe nje here mundesine te degjojne zerin e saj te pakrahasueshem ne nje performance muzikore, po kaq te pakrahasueshme. Ndonese vitet ikin dhe shume thinja e rrudha mund te jene shtuar, tek Nexhmije Pagarusha zeri ka mbetur po aq rinor si dikur.