E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjenja dhe perjetime njerezore, pjese e programit

"Te gjithe dine aq sa duhet te dine. Ndersa ai di fundin". Kete tregojne asistentet e tij, ndersa flasin per Gjebrene dhe pervojat ne "E diela shqiptare", nje format qe gjithmone e me teper po fiton konturet e tij te verteta. Kur e kishte shpalosur idene e tij gati nje vit me pare, Arditi e dinte mjaft mire se ku do te mberrinte. Kriza energjetike e vitit te kaluar e beri ta shtynte ne kohe idene e tij, gje qe i dha mundesine t'a perpunoje edhe me tej. Kjo do te thote se javet ne vazhdim do te sjellin, jo vetem tema dhe te ftuar interesante, por edhe rubrika te reja, te cilat me shume se kedo do te perfshijne ne emision vete publikun. Ishte ky mesazhi qe vete prezantuesi i programit percolli dje, ndersa lancoi keto rubrika, ne te cilat ka vend vecanerisht per ndjenjen njerezore. Po i referohemi ne kete rast rubrikes "Me fal", ku te gjithe ata qe ndjejne se kane lenduar nje zemer, apo duhet te kerkojne nje ndjese, mund ta bejne. Perpara ekranit, kjo falje behet e prekshme dhe humane. E sigurisht, duke qene se familjet shqiptare jane perpara ekranit cdo te diel, ato mund te perfshihen ne program permes nje rubrike te re dhe nje menyre krejt origjinale, qe do te sjelle jo vetem show dhe humor, por edhe vlera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›