E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana synon një nga 10 vendet e para

 

Mesfushori i Sandërlendit, Lorik Cana, synon që edicionin e tij të parë në Premier Ligë ta mbyllë në dhjetë vendet e para me skuadrën e re. 26-vjeçari një javë më parë është transferuar nga Olimpik Marseja për gjashtë milionë euro dhe ka kontratë me Sandërlendin deri në qershor të vitit 2013. Ai në edicionin 2009/10 do të jetë kapiten dhe është futbollisti më i paguar me pagë vjetore prej 2.5 milionë euro. "Edicioni i shkuar për Sandërlendin ishte i vështirë, por këtë edicion kemi trajner edhe futbollistë të rinj. Do të japim gjithçka nga vetja. Mendoj se mund t'ia dalim që të renditemi në dhjetë vendet e para. Gjithashtu edhe në Kupë do të mundohemi të arrijmë sa më shumë", ka deklaruar Cana. "Përshtypjet e mia të para janë fantastike, duke nisur nga stadiumi, njerëzit dhe shokët e skuadrës këtu te Sandërlendi", ka shtuar lojtari. Cana është larguar nga Franca pas gjashtë vjetëve në Ligën 1 me skuadrat PSG dhe Marsejës. Ai për ekipin e Sandërlendit nuk do të kursehet aspak. "Për mua është interesante të shoh një ligë dhe shtet të ri. Është liga më e mirë në botë dhe në çdo javë luan në stadiume fantastike me skuadra fantastike gjithashtu. Kam qenë i detyruar ta ndërroj ekip - është shprehur Cana. - Kam luajtur për shumë vjet në Francë dhe për këtë arsye mendoj se përvoja në Angli është perfekte duke e nisur nga Sandërlendi. Jam mesfushor tipik dhe do të mundohem të jem lider i vërtetë, duke dhënë nga vetja 300% në çdo ndeshje. Në Angli të gjithë luajnë fort dhe shpejtë, kështu që mua për përshtatet ky stil i lojës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›