Di Vaio: E pabesueshme, por do t'ia dalim
Sulmuesi i njohur italian, Marko Di Vaio, që aktivizohet te skuadra e Bolonjës, ka mbetur i befasuar nga lajmi. Në një deklaratë të dhënë për mediat lokale, ai është shprehur se tërheqja e Taçit ka befasuar gjithë skuadrën. "Nuk kemi pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit Menarini në lidhje me këtë çështje - është shprehur futbollisti. - Sigurisht që është diçka e pazakontë një lëvizje e tillë, por skuadra është e qetë dhe do të përpiqemi që të ruajmë harmoninë në ekip. Ishim të papërgatitur për një situatë si kjo, por gjithsesi unë mendoj se gjithçka do të zgjidhet për mirë shumë shpejt. Shpresoj shumë që të ndodhë kështu, sepse Bolonja është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm", ka shtuar Di Vaio. Sipas medias italiane, tani është bllokuar sërish edhe merkatoja e klubit kuqeblu, çka mund të ketë pasoja në të ardhmen.