E Diel, 1 Nëntor 2026

Menarini mban shpresa për transferimin

 

Klubi i Bolonjës ka vendosur të përgjigjet shumë shkurt në lidhje me dështimin e bisedimeve. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi i Bolonjës ka bërë të ditur se nuk mund të japë një përgjigje të saktë rreth zhvillimeve të papritura të orëve të fundit. Sipas tyre, një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje do të jepet brenda ditës së enjte. Kjo ka lënë të nënkuptohet se pronarët e klubit kuqeblu, familja e Renco Menarinit, shpresojnë që Taçi të ndërrojë kurs dhe t'i blejë aksionet. "Jemi ende në pritje të një sqarimi nga pala shqiptare. Do të kthejmë përgjigje brenda ditës së enjte", ishte reagimi zyrtar i familjes Menarini. Media ka aluduar gjithashtu se tërheqja nuk mund të konsiderohet përfundimtare, pasi bisedimet mund të rinisin pas disa ditësh, por nga deklaratat e palës shqiptare, kjo ka pak gjasa që të ndodhë. Sipas medias italiane, biznesmeni shqiptar ka vepruar sipas të gjitha ligjeve të vendit fqinj, pavarësisht se kjo nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Bolonjës. Pasi këshilltarët e tij kanë ekzaminuar me kujdes bilancet e klubit, ka shtuar një klauzolë në parakontratë, ku thuhej shprehimisht se brenda datës 4 gusht ai kishte të drejtë të tërhiqej nga blerja, pa pasur asnjë pasojë juridike.c

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›