E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen dy tropojanë për këpucë kontrabandë

Tropojë

Ndalohen dy tropojanë për kontrabandë këpucësh. Burime të policisë së Tropojës bëjnë të ditur se janë ndaluar Can Sinani dhe Saimir çeleposhi, të dy banorë të Tropojës së Vjetër, me akuzën e “kontrabandës së mallrave”. Burimet e policisë tregojnë se ndalimi është bërë rreth orës 23:00 të së mërkurës, në vendin e quajtur Qafë Luzhë, pasi janë kapur me 3000 palë këpucë, të cilat ishin kaluar nga Kosova kontrabandë, duke iu shmangur detyrimit doganor. Bëhet e ditur gjithashtu se policia ka bllokuar edhe automjetin me të cilin personat e ndaluar transportonin mallin kontrabandë, një kamionçinë me targa të Kosovës. Organet kompetente po hetojnë rreth origjinës së mallit dhe nëse në këtë aktivitet të paligjshëm përfshihen edhe persona të tjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›