Pipero: Diabetikët me hiperglicemi
Grevistët e paraqitur në spital pas problemeve shëndetësore, kanë rezultuar me hiperglicemi. Një fakt të tillë e konfirmon Pëllumb Pipero, drejtori i përgjithshëm i politikave dhe planifikimit shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë. “është e drejta e tyre ta vazhdojnë sa të duan, por po ju them, pas kaq ditëve ndryshimet në organizmin e tyre janë të parikthyeshme, do duan kohë të rikuperohen. Flas në rast se greva është ashtu si e dimë ne dhe siç e thonë ata. Ne kemi konstatuar në dyert e spitalit persona që janë me diabet, që kanë pesë-gjashtë ditë në grevë urie dhe vjen me glukozë 180-220, që nuk duhet të ndodhë”, tha Pipero për “Alsat”. Nuk mund të themi, vijoi ai, që ushqehen se ata mund të marrin edhe perfuzion, glukozë nga goja që quhet lëng, pavarësisht se ka karbohidrate brenda. “Një njeri që nuk merr ushqim bën hipogliceminë, jo hipergliceminë, edhe kur është me diabet, por nuk e paragjykoj këtë”, tha Pipero.
#