Lot e dhimbje percillen ne banesen e fundit 4 policet

Tirane- Me dhimbje e lot jane percjelle ne banesen e fundit kater efektivat e vrare nga killeri Dritan Dajti. Te aferm, zyrtare te larte te shtetit, diplomate te huaj, kolege e miq, artiste te njohur, por edhe qytetare kane marre pjese gjate homazheve te zhvilluara ne Pallatin e Kongreseve. Ne kater arkivolat e shtrire njeri pas tjetrit, te mbuluar me flamujt kuq e zi, e plot me kurora me lule ndodheshin trupat e kater efektivave, nderkohe qe prane tyre deri ne momentin e fundit qendronin te afermit. "O bijte tane!", shpreheshin ata, nderkohe qe lotet rridhnin curg neper faqe, e me pas grumbulloheshin ne buze e mjeker. Prane trupave ndodheshin edhe femijet e efektivave. Veshtrimi i tyre ishte fiksuar tek arkivolet, ku ndodheshin te shtrire trupat e baballaret e tyre. Jashte deres se Pallatit te Kongrese qendronte edhe nje femije rreth 10-vjec. Me ngulm ai i kerkon nje te afermi te tij te futet brenda, e te shohe te atin, por nuk lejohet. Ashtu si i ngrire zgjat koken e sheh verdalle njerez qe hyjne e dalin.
Kolege te viktimave nga te gjitha komisariatet e vendit, forcat e RENEAS, Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ushtarake te Forcave Ajrore, artiste e qytetare kane lene nga nje shenim ne nje liber te bardhe, per kater viktimat. Akrepat e ores shenonin 13:40 kur banda e ushtrise eshte vendosur perpara presidences dhe ka nisur te luaje pjese te ndryshme funebre. Koleget e viktimave kane nxjerre nje e nga nje kater arkivolat, pas te cileve qendronin te veshur me te zeza te afermit e tyre. Arkivolat jane vendosur ne kater makina ushtarake, nderkohe qe nen ritmin e muzikes funeber te luajtur nga banda e ushtrise ka nisur ecja drejt bulevardit. Pas bandes se ushtrise qendronin ushtarake, te cilet mbanin ne duart kurorat me lule dhe me shenimet perkatese. Kater ushtarake te tjere vinin pas kolegeve te tyre duke mbajtur fotografite e kater viktimave, pas tyre vinin makinat e ushtrise me arkivolet dhe te afermit. Ecja pergjate bulevardit ka ndaluar perpara kryeministrise, ku buqetat dhe kurorat me lule jane vendosur ne kater arkivolet, qe mbanin siper tyre emrat e kater efektivave, nderkohe qe te afermit jane futur neper automjete, per t'iu drejtuar varrezave te deshmoreve. Varg njera pas tjetres makinat e policise dhe te zyrtareve te larte te shtetit jane drejtuar drejt varrezave, ku kane percjelle per ne banesen e fundit Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Sajmir Duckollarin, dhe Kastriot Fesken. Tre te shtena armesh jane qelluar ne ajer, ndersa trupat po uleshin me litare ne banesen e fundit. Nje e nga nje te afermit kane hedhur nje grusht dhe mbi arkivol, duke i dhene keshtu lamtumiren e fundit. Fatosi, Altini, Sajmiri, dhe Kastrioti, efektivet e martuar dhe me femije rane ne krye te detyres ne nje operacion qe ndermoren per te kapur kriminelin me te kerkuar dhe me te rrezikshem te analeve te krimit shqiptar, Dritan Dajtin dhe banden e tij. Qeveria i shpalli ata dje deshmore te Atdheut dhe ne kujtim te veprimtarise, kujtimit te vepres, trimerise, heroizmit dhe sakrifices se tyre sublime 8 gushti u shpall ne dite zie. Flamujt kombetare ne te gjitha institucionet shteterore jane ulur ne gjysme shtize.
Kush jane kater deshmoret
1. Deshmori Fatos Haqir Xhani, me graden "Drejtues", i datelindjes 07.05.1978, i martuar me dy femije, me arsim te larte policor, titulluar punonjes policie ne vitin 2000, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan. Nga viti 2000 deri ne vitin 2003 ka punuar ne Drejtorin e Policise Elbasan. 2003-2007 ne Drejtorin e Policise se Qarkut Durres, Shef i Sektorit te Luftes Kunder Droges. Nga 2007 deri sot Shef i Sektorit te Operacioneve Speciale, ne Drejtorine Kunder krimit te Organizuar, ne Departamentin per Hetimin e Krimeve, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.
2. Deshmori Kastriot Clirim Feskaj, me graden "Kryeinspektor", i datelindjes 19.01.1967, i martuar me nje femije, me arsim te mesem, titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1998, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nga viti 1998 deri me sot policie i nivelit zbatues ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne strukturat e hetimit te krimit.
3. Deshmori Saimir Islam Duckollari, me graden "Kryeinspektor", i datelindjes 16.06.1977, i martuar me dy femije, me arsim te mesem, titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1998, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nga viti 1998 deri me sot punonjes policie i nivelit zbatues ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne strukturat e hetimit te krimit.
4. Deshmori Altin Idriz Dizdari, me graden "Kryeinspektor", i datelindjes 21.05.1977, i martuar me nje femije, me arsim te mesem, titulluar punonjes policie i nivelit zbatues ne vitin 1999, ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nga viti 1999 deri me sot punonjes policie i nivelit zbatues ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne strukturat e hetimit te krimit.
Karriera
Gjate viteve te punes si punonjes policie ne strukturat operacionale te hetimit te krimit, kater efektivat e policise jane karakterizuar nga disiplina e larte ne permbushjen e detyrave, kane marre pjese aktive ne vendosjen e rendit dhe te sigurise publike dhe jane dalluar per marredhenie te mira me komunitetin, me koleget dhe eproret.
Perfitimet
Familjaret e efektivave te policise te rene ne detyre perfitojne tre rroga, nje pension mujor si shperblim, punesim, si dhe ndihma qe iu ofrohen nga shteti. Femijet e tyre perfitojne shkollim te menjehershem nga ana e shtetit. Pervec ketyre perfitimeve ceremonia e varrimit organizohet nga shteti.
Gjirokaster, solidarizim per policet e vrare
Efektivet blu te Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres, diten e djeshme jane solidarizuar me familjet e kater policeve, te cilet humben jeten ne krye te detyres gjate ngjarjes se rende te Durresit. Ne mesdite, uniformat blu te Gjirokastres pasi jane rreshtuar ne forme ceremoniale ne oborrin e godines se Drejtorise se Policise, kane mbajtur 1 minute heshtje ne kujtim te kater kolegeve te tyre te rene ne krye te detyres. "Ne i ndodhemi prane familjeve te tyre ne dhimbjen per humbjen e njerezve te dashur nderkohe qe shprehim angazhimin tone se akti i kater "Deshmoreve te Atdheut" do te jete nje nxitje me shume per ne per te luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe per te garantuar rend dhe siguri publike per qytetaret", kane pohuar mes te tjerash drejtuesit e policise se Gjirokastres. B. Kore