E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia lutje kuqezinjve: Ndalni Danimarken!

Me 9 shtator, drejt Tiranes do te udhetoje Danimarka, kryesuesja e grupit te pare paraeliminator, Kupa e Botes "Afrika e Jugut 2010". Ekipi danez, me ndeshjet e deritanishme ka treguar se eshte kandidati kryesor per te shkuar ne boterorin afrikan, por nga ana tjeter Portugalia rrezikon pjesemarrjen, ndaj edhe stafi drejtues i luzitaneve shpreson se ne Tirane danezet do te ndalen, me qellim qe gara ne krye te grupit te rihapen ne ndeshjet e fundit. Portugalia i nisi keq ndeshje eliminatore dhe Ronaldo me shoke ka te ngjate te mbeten jashte eventit me te madh te botes se futbollit, nese kryesuesit aktuale nuk do te ndalen deri ne fund. Kujtojme se kane mbetur edhe pak ndeshje, per te percaktuar dy te parat e grupit, ku Portugalia duhet te konkuroje me Suedine dhe me Hungarine, qe te pakten te siguroje vendin e dyte. Kuerioz eshte shprehur ne mediat portugeze, se Portugalia do te luaje deri ne fund per te arritur objektivin e saj dhe Danimarka nuk e ka ende te sigurte vendin e pare. Trajneri portugez qe siguroi fitoren ne minutat shtese, me kuqezinjte deklaroi se ne Tirane nuk do te jete e lehte per Danimarken, ndaj edhe shpresohet qe kuqezinjte te mund te ndalin ekipin me te mire te grupit per momentin. Sakaq, Shqiperia njeh edhe humbjen te thelle ne ndeshjet e deritanishme te grupit, me danezet.

Ndeshja

Kombetarja do te rikthehet per te luajtur ndeshjen e parafundit te eliminatoreve me 9 shtator, ne Tirane. Perballe do te vihet kryesuesja e grupit, Danimarka, ndaj se ciles kuqezinjte njohin humbjen me te thelle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›