"Operacioni nuk u dekonspirua, ishte i planizuar dhe parapergatitur"
Kryepolici Ahmet Prenci ka hedhur dje poshte zerat per nje dekonspirim te mundshem te operacionit per kapjen e te shume kerkuarit Dritan Dajti, i cili pervec vrasjes se biznesmenit Agim Beqa ne 1999, tashme akuzohet edhe per vrasjen e kater policeve. Ne nje prononcim per Televizionin Publik Shqiptar, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit dha disa detaje per operacionin qe e quajti te parapergatitur, me informacione te sakta per vendndodhjen e Dritan Dajtit, por qe pati nje reagim te dhunshem nga te dyshuarit.
Cili eshte komenti juaj per ngjarjen e ndodhur ne qytetin e Durresit?
Pa dyshim qe Policia e Shtetit e ka paguar shtrenjte me jetet e policeve te vrare gjithe keto vite, kjo besoj qe eshte nje motivim per te gjithe punonjesit per te perballuar misionin per te cilin ky institucion ekziston. Une gjej rastin te ngushelloj familjet e te reneve ne krye te detyres. Gjithashtu pershendes te gjithe klasen politike, trupin diplomatik, te gjithe koleget e policive, homologe e te huaj, qe kane marre pjese ne ceremoni, te gjithe komunitetin qe ishte i pranishem aty per te ndare dhimbjen bashke me ne. Une mund te them gjithashtu per martiret e rene qe ishin oficer policie jashtezakonisht te devotshem, trupa speciale, te operacioneve speciale ne Drejtorine e Pergjithshme, eshte trupa me e mire qe ne kemi, eshte nje trupe e specializuar nga partneret nderkombetare prej vitesh. Eshte nje trupe qe ka dhene rezultate te jashtezakonshme kunder krimit, ka finalizuar me dhjetera dhe qindra operacione te suksesshme dhe arrestime te bujshme. Gjithashtu ka perballuar me sukses dhe operacionet me homologet nderkombetare, me operacionet nderkombetare, qe eshte krenaria e shtetit, pa dyshim.
Ka pasur zera per dekonspirimin e operacionit. Sa te verteta jane keto dhe cili eshte komenti juaj?
Une siguroj njehere, se pari eshte dite zie dhe s'dua te bej komente dhe deshiroj qe askush te mos vrapoje per te dhene konkluzione dhe per te ndertuar mekanizma imagjinare. Ka filluar nje hetim nga Prokuroria e Pergjithshme, nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Ne jemi te gatshem te veme te gjithe kapacitetet qe kemi dhe cfare kerkohet per hetimin e plote, te shpejte dhe te gjithanshem per zbardhjen e kesaj ceshtje. Ky eshte nje operacion policor i parapergatitur, i planizuar, eshte rasti i vetem qe nuk kishte dekonspirim ne arrestimin e Dritan e Dajtit. Por, duhet te shtojme kete, ndonese forcat kriminale ishin te pergatitura per te vrare forcat e policise, ne ishim per ta arrestuar ate dhe jo per ta vrare. Ne kemi baze ligjin dhe jo antiligjin.
Sa te sigurte do te jene qytetaret ne te ardhmen ?
Qe nga dje ne kemi kater kolege me pak ne radhet e policise. Na kane ikur kater kolege shume te mire, por kjo do te sherbeje si nj motivim i jashtezakonshem per ta perballuar me sukses kete dhimbje dhe per tu mobilizuar si asnjehere tjeter per te luftuar pa kompromis dhe tolerance zero per cdo kriminel qe tenton te veje dore ndaj shtetit, policise dhe ligjit e per te siguruar jeten e qytetareve dhe mbrojtjen e tyre nga rreziqet.