PS, Fier: Mbeshtetje kryetarit Rama
Keshilli Socialist i Rrethi Fier mbeshteti vendimin e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Vendimi erdhi pas mbledhjes se zhvilluar dhe diskutimeve per rezoluten e miratuar ne mbledhjen e Asamblese, e cila u propozuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Nepermjet nje deklarate per mediat, Sekretari i Keshillit Socialist te Rrethit Fier, Xhevit Bushi, deklaroi se keshilli mbeshteti idene qe zgjedhjet parlamentare te mbajtura me 28 qershor jane te deshtuara. "Deshtimi, manipulimi dhe delegjimiteti i tyre u realizua nga qeveria ne detyre e Sali Berishes e cila ka pergjegjesine ligjore, politike dhe historike per mos plotesimin e standardeve", deklaroi Bushi. Sipas tij, nuk u arriten standardet ne nje moment shume te rendesishem per stadet e zhvillimit te vendit tone duke bere nje hap prapa dhe duke vazhduar ritualin e mundesive te humbura. Ai theksoi se keto zgjedhje shprehin nje realitet te deformuar te vullnetit te socialisteve dhe te gjithe shqiptareve. "Keshilli Socialist i Rrethit Fier nuk mund te mbeshtese nje rezultat zgjedhor qe ne teresine e tij nuk shpreh vullnetin e lire te popullit shqiptar dhe qe paraqet nje gjendje kritike te demokracise ne vend", deklaroi sekretari i ketij keshilli. Sipas tij, Keshilli Socialist i Rrethit Fier mbeshtet cdo perpjekje dhe nisme te Partise Socialiste per realizimin e transparences se plote te procesit zgjedhor me te gjitha mjetet demokratike dhe ligjore. Bushi theksoi se vendimi i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste mbeshtetet nga ana e tyre pasi shpreh gjithe realitetin e procesit zgjedhor, shqetesimin tone, te elektoratit socialist dhe me gjere. "Ky vendim i jep mundesi opinionit shqiptar dhe atij nderkombetar te njihet me vleresimin dhe qendrimin e Partise Socialiste, partise me te madhe ne vend, per gjithe procesin zgjedhor", theksoi gjate nje prononcimi per mediat, Sekretari i Keshillit Socialist te Rrethit Fier, Xhevit Bushi. Ndersa po te njejten mbeshtetje e kane dhene pak dite me pare keshillat e qarqeve te Beratit, Gjirokastres, Fierit dhe Shkodres. Ne rezoluten e miratuar, PS i konsideron zgjedhjet e 28 qershorit nje mundesi e humbur per te permbushur ne nje moment kyc te historise sone bashkekohore standardet demokratike evropiane dhe aspiratat e popullit shqiptar per zgjedhje te lira e te ndershme, duke bere pergjegjese qeverine e Sali Berishes per deformimin e qellimshem te procesit zgjedhor e te rezultatit te tij. D.Dedej