E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushuesit ne plazh: Dhimbje, trishtim dhe zhgenjim

Durres- Dhimbje, trishtim dhe zhgenjim. Dhimbje per humbjen e jeteve te kater policeve qe u vrane ne krye te detyres dhe rane deshmore. Trishtim per fundin tragjik dhe bilancin negativ ne krahun e policise dhe vete shtetit. Zhgenjim per foshnjerine e treguar nga drejtuesit e strukturave policore per orarin e zgjedhur per operacion, vendin e gabuar dhe tekniken e veprimit, me bilancin me tragjik te mundshem, edhe pse ishin marre te gjitha masat. Kjo eshte panorama qe vjen nje dite pas masakres me pese te vrare dhe pese te plagosur nga pista "Iliria" e Durresit. Megjithese te terrorizuar nga bresherite e armeve dhe plumbat qe u kane fershellyer mbi krye, shume prej pushuesve nuk i kane nderprere seancat relaksuese buze detit, vetem 100 metra nga vendngjarja. Indiferente per ngjarjen e rende, por nuk i shmangen bisedave me ze te ulet per situaten e sigurise, menyren se sa lirshem levizin kriminelet edhe kur jane te kerkuar, por edhe pasojat e nje operacioni te mire organizuar qe perfundoi tragjikisht me kater deshmore.

Ne opinionet qe japin per gazeten "KJ", pushues nga Durresi, Kosova apo dhe banore te zones, kritikojne ashper drejtuesit e policise per menyren se si u veprua, pasi per ta mund te ishte shmangur ky bilanc me pak kujdes. Qindra pushues te plazhit te Durresit e konsideruan ngjarje teper te rende, qe "ben cdo shqiptar me zemer te thyer", duke perfituar te dergojne dhe ngushellimet me te perzemerta familjeve te viktimave me kete rast. Pikerisht Vani B., i ardhur nga Lushnja, me banim ne zonen ku ndodhi ngjarja, teksa shpjegon ate cfare ka pare me syte e tij, pohon se akoma ndjehet i frikesuar, pasi bilanci mund te ishte edhe me tragjik. "Policia ka bere punen e saj dhe ne per kete e vleresojme, por une mendoj se nuk ishte koha dhe vendi i duhur per te organizuar nje operacion policor me permasa te tilla", shprehet Vani per "KJ". Nuk i hiqet nga mendja ajo skene llahtari, imazhet e njerezve, policeve dhe fundi tragjik e i pergjakshem, qe e kishte pare vetem ne filma. "U ndjeme te frikesuar. Sapo degjuam te shtenat e armeve nisem te strehoheshim neper banesa, nderkohe qe forca te shumta policie nisen te rrethonin zonen. Fillimisht menduam se kishte te bente me nje atentat mesa bandave rivale, po kur mesuam se ishte nje operacion policie, mbetem edhe me te zhgenjyer", vijon banori. Kete zhgenjim ai e argumenton me faktin se nuk ishin marre masat e duhura dhe cdo kush mund te rrezikonte jeten. Kjo ngjarje nuk e pengon aspak Vanin per te vijuar pushimet, por ai uron qe kjo skene te mos perseritet me.

Gani A., nje tjeter pushues nga Kosova, i cili qendron ne plazhin e Durresit se bashku me familjen, ndjehet i frikesuar dhe jo i sigurte qe prej mesdites se premte. "Vertet forcat e policise arriten te neutralizojne te shumekerkuarin, si dhe te vrasin njerin prej tyre, por bilanci ishte dhe me tragjik per Policine e Shtetit, pasi mbeten kater punonjes te vrare, aspak normale per nje operacion te mire organizuar", thote Ganiu. Ndihet i zhgenjyer, pasi priste me teper siguri e qetesi. "Kam zgjedhur plazhin e Durresit per te kaluar pushimet se bashku me familjen per te vetmen, arsye, larg problemeve dhe ngjarjeve te tilla. Por, ajo qe ndodhi nje dite me pare ishte dhe me e frikshme, per vete faktin se nje pjese e mire e tyre u vune ne rrezik, ndersa iu rikthye edhe nje here ne mendje periudha e vitit 1998, kur u debuan nga serbet", perfundon Ganiu duke kerkuar me teper kujdes ne keto operacione.

Enkeleda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›