Lotaria Amerikane, 14 pikat që duhet të plotësoni
Që dje pasdite është hapur aplikimi për Lotarinë e vitit 2010. Veprimet që duhet të bëni me kujdes kur të mbushni formularin
Albert Gjoka
Duke filluar që nga dita e djeshme dhe deri më datë 1 dhjetor të këtij viti çdokush mund të aplikojë për të fituar të drejtën që të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjafton që të klikosh në faqen http://www.dvlottery.state.gov dhe të hysh në seksionin e plotësimit të formularit. Secili prej aplikantëve duhet që të njihet paraprakisht me disa të dhëna dhe kërkesa në mënyrë që aplikimi të jetë sa më i suksesshëm. Më pas shfaqet formulari që kërkon të mbushet. Çdo gabim kushton shumë, pasi nuk mund të realizoni ëndrrën nëse nuk i fusni të dhënat sipas kërkesave. Kujdes! Aplikimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 60 minuta. Nëse zgjat më shumë, ai bëhet i pavlefshëm.
Plotësimi i formularit
Formulari ka 14 pika, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë të njëpasnjëshme. Në rastet kur jeni i martuar, apo edhe kur keni fëmijë, atëherë shtohen të dhënat për bashkëshorten dhe për fëmijët që keni. Pjesa e parë është një informacion hyrës. Pika e parë ka të bëjë me prezantimin e emrit, mbiemrit dhe emrit të babait. Më pas kërkohen të dhëna për datën e lindjes, seksin, qytetin dhe shtetin ku jetoni. Shqiptarët edhe këtë vit janë përfshirë në listën e vendeve që pranohen për aplikim. Madje janë ndër më të preferuarit në Europë, kështu që mjafton të përzgjedhësh “Albania” dhe procedura vijon si më poshtë:
Futja e fotografisë nga kompjuteri juaj te formulari, e cila është një procedurë e thjeshtë për t’u realizuar, por kërkon kujdes në cilësinë, mënyrën dhe parametrat e saj. Një hap i nxituar mund t’ju skualifikojë. Pika e 8 e formularit kërkon adresat tuaja. Këto duhet të jenë të sakta, pasi përmes tyre do të bëhet kontakti i organizatorëve të lotarisë me ju për fazat e mëtejshme. Më pas vijohet me kërkesa të tjera si shteti ku jetoni në momentet e aplikimit, numri i telefonit dhe adresa e e-mail-it. Një pikat e formularit on-line është edukimi; Niveli i arsimimit luan një rol të rëndësishëm në procesin seleksionues nga organizatorët. Keni të gjitha mundësitë e përzgjedhjes, si nivelet e shkollave, kurset, masterat dhe formimet profesionale. Duhet të zgjidhni njërën prej tyre. Së fundi kërkohet statusi i gjendjes civile të aplikantit. Nëse jeni beqar, mjafton të plotësosh 14 pikat dhe të merrni konfirmimin. Nëse jeni i martuar, duhet të plotësoni sërish të dhënat për bashkëshorten dhe për fëmijën.
Shembulli konkret
Në formularin që keni në shqip keni një rast të aplikimit të një personi me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Këtu janë të treguara në të gjitha detajet hapat që duhet të ndërmerrni ju për veten, bashkëshorten dhe për fëmijën. Nëse do të ndiqni këto hapa, do të arrini me siguri në fund, ku do të shfaqet emri juaj dhe numri që përcakton organizatori. E vlefshme për t’u përmendur është se duhet të bëni kujdes, pasi lejohet vetëm një aplikim. Personat nuk mund të aplikojnë dy herë brenda një viti. Mos harroni: Afati i fundit është 1 dhjetori 2008. Për ata që duan të prekin ëndrrën amerikane, ju urojmë suksese.
FORMULARI PËR APLIKIMIN E LOTARISË DV 2010
Pjesa e parë – Informacion hyrës
1 Emri
a. Mbiemri b Emri c. Emri i babait
2 Data e lindjes
Dita e lindjes Muaji Viti (gjej në kuti të dhënat)
3 Seksi
Mashkull Femër (kliko në rreth)
4 Qyteti ku ju keni lindur (shkruaje në kuti)
5 Shteti ku ju keni lindur (Selekto p.sh. Shqipëria në listën e vendeve)
6 Shteti i pranuar për Programin e Lotarisë
Shqipëria është pranuar në listën e vendeve (Kliko tek Yes)
7 Futja e fotografisë
(Shih rregullat e përcaktuara për foton në shkrimin tjetër) Bëj browse në kompjuterin tuaj, ku e keni të ruajtur apo në flesh dhe fotoja JPEG duhet të ketë të shënuar emrin tuaj. Fotoja duhet të jetë 600x600) sipas të dhënave të përcaktuara. Nëse nuk plotëson kushtet, bëhet e pavlefshme. Futja e fotos bëhet në linkun e përcaktuar në faqe, ku thotë browse
8 Adresa e banimit të aplikantit
Plotëso të gjitha të dhënat: Sipas kutive plotëso: Kutia e parë: Për X person
Adresa I, Adresa II, Qyteti, Krahina, Shteti, Kodi Postal/Zip Kodi. (Nëse nuk ka Zip Kod, ka opsion për të që nuk keni dhe kliko në rrethin e vogël ngjitur. E fundit, selekto shtetin. Përmes të dhënave të adresës do t’ju vijnë përgjigjet për kalimin e fazës
9 Shteti ku ju jetoni sot
Përzgjedh shtetin, p.sh. Albania. Më poshtë ka një shënim për përzgjedhje të shteteve që nuk janë në listën e pranimit, por mos përzgjidhni shtetin e kërkuar pasi jeni në listë
10 Numri i telefonit
Mbushni në kuti numrin tuaj të telefonit
11 Adresa e e-mail-it
Shkruaj në kuti adresën tënde të e-mail-it. Përmes saj do të keni komunikimet në të ardhmen nga organizatorët e Lotarisë
12 Cili është niveli më i lartë i edukimit tuaj që keni arritur deri sot. Kliko sipas rastit; arsimin e detyrueshëm, shkollën e lartë por pa diplomë, shkollën e lartë me diplomë, shkollë profesionale, kurse universitare etj. Arsimi është kriter, sidomos formimi profesional në përzgjedhjen e aplikantëve
13 Cili është aktualisht statusi juaj martesor
Kliko në rreth sipas rastit: beqar, i martuar, i divorcuar, i/e ve, i ndarë ligjërisht
14 Numri i fëmijëve
Shëno në kuti numrin e fëmijëve nëse je i martuar. Përfshihen fëmijët natyralë, të adaptuarit, që të gjithë deri në moshën 21 vjeç
PJESA E DYTË – TRUNGU FAMILJAR
13 Emri i bashkëshortit/es
a. Mbiemri b. Emri c. Emri i babait
13d Data e lindjes
Dita Muaji Viti
13e - Seksi
Kliko në rreth femër
13f Qyteti ku ka lindur bashkëshortja
13g. Shteti ku ka lindur gruaja
Përzgjedh p.sh. Shqipëri
13h. Fotografia e bashkëshortes
Si edhe në procedurën e parë, duke respektuar kriteret, vendos foton e bashkëshortes
14 / Emri i fëmijës
a. Mbiemri b. Emri c. Emri i babait
14d. Seksi
Kliko tek rrethi, mashkull apo femër
14f. Qyteti ku ka lindur fëmija
Shkruaj në kuadrat emrin e qytetit, p.sh. Tirana
14g. Shteti ku ka lindur fëmija
Përzgjedh shtetin ku ka lindur fëmija në listën e shteteve që dalin
13l. Fotografia e fëmijës
Si edhe në procedurën e parë, duke respektuar kriteret, vendos foton e fëmijës
Në fund del që konfirmimi juaj ka dalë me sukses ose jo. Kur rezulton me sukses, del emri juaj dhe numri i regjistrimit
3 Tetor 2008