Lotaria Amerikane, ndryshon orari i intervistës për fituesit e fazës së dytë
Duke filluar nga data 1 korrik 2010, aplikantët mund ta lexojnë statusin e tyre në internet
Jonida Tashi
Ndryshon orari i intervistës për fituesit e fazës së dytë të Lotarisë Amerikane. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, nëpërmjet një njoftimi të posaçëm në faqen e saj zyrtare, informon orarin e ri të paraqitjes së aplikantëve fitues të fazës së dytë të Lotarisë Amerikane, për t’iu nënshtruar intervistës, me qëllim marrjen e vizës. Kështu, sipas njoftimit të bërë nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë, aplikantët fitues të fazës së dytë të Lotarisë Amerikane që e kanë datën e intervistës nga data 6 prill e në vazhdim, duhet të paraqiten në Ambasadë në orën 9:00 paradite. Pas përfundimit të fazës së intervistimit, që është edhe prova e fundit që duhet të kalohet nga aplikantët për të siguruar vizën e Lotarisë Amerikane, do të nisë përzgjedhja e aplikantëve fitues.
Përzgjedhja
Aplikantët fitues të Lotarisë Amerikane 2011 do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjitha aplikimeve të kualifikuara. Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit maj dhe korrik të vitit 2010 dhe do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SHBA. Duke filluar nga data 1 korrik 2010, çdo aplikant i Lotarisë Amerikane 2011 mund ta lexojë statusin e tij të regjistrimit në internet, duke vendosur numrin unik të identifikimit dhe informacionin personal. Sipas njoftimeve të Ambasadës, aplikantët që do të përzgjidhen rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Ndërsa personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi, pasi ambasadat dhe konsullatat amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar me aplikantin primar. Pas përzgjedhjes së aplikantëve fitues do të fillojë lëshimi i vizave për Lotarinë DV-2011. Sipas afateve të vendosura nga autoritetet amerikane, vizat e Lotarisë 2011 do të lëshohen gjatë periudhës 1 tetor 2010 deri më 30 shtator 2011. Kurse përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjesëtarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhë gjatë mesnatës së 30 shtatorit të 2011-s. Mbas kësaj date, në asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e Lotarisë DV-2011, gjithashtu asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë vizat e Lotarisë DV-2011 për t’u bashkuar me aplikantin primar në SHBA mbas kësaj date.
Skualifikimi
Gabimi më i vogël në aplikimin për Lotarinë Amerikane bën që kandidati të skualifikohet ndoshta edhe që në fazat e para të procesit. Për të evituar këto gabime, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditura që në fillim të procesit të aplikimit se cilat janë rregullat që duhet të ndiqen si dhe rastet kur një aplikim “digjet”. Pikësëpari, DASH sqaron se në rast se ka më shumë se një regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ. Për këtë arsye, ju mund të përgatisni regjistrimin për veten tuaj, ose mund që edhe dikush tjetër ta regjistrojë atë për ju. Mbas regjistrimit të suksesshëm ju do të lexoni në ekran emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi. Ju mund ta stamponi (printoni) këtë konfirmim për të dhënat tuaja. Duke filluar nga data 1 korrik 2010, ju mund të lexoni statusin e regjistrimit tuaj në internet, duke vendosur numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal. Po ashtu, në aplikimin për Lotarinë Amerikane është e rëndësishme që të gjitha fotografitë e kërkuara të regjistrohen. Regjistrimi juaj do të skualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Sakaq, fotografitë e kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjesëtarët e familjes tuaj: fotografia juaj; e bashkëshortit(es) tuaj; e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju. Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore. Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetjake për çdo pjesëtar të familjes.
Programi i vizave të Lotarisë Amerikane 2011
Programi i Vizave të Lotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 000 vizash emigrimi, për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi vjetor i lotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të vizave të lotarisë së disponueshme në çdo vit. Për lotarinë e vitit 2011, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara: Brazil, Kanada, Kina (të lindur në brendësi), Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvadori, Guatemala, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Peru, Polonia, Korea e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe Vietnami. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Tajvan janë të pranueshëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik, duke filluar që me lotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumëfishta.
Gabimet që ju skualifikojnë
Në qoftë se ka më shumë se një regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ.
Në qoftë se nuk e plotësoni formularin plotësisht, ose me gabime, aplikanti do të skualifikohet.
Në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. regjistrimi juaj do të skualifikohet.
Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjesëtar të familjes, atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjesëtarëve të familjes do të skualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë.
Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.
Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.
Regjistrimet janë subjekt i skualifikimit dhe refuzimit të vizave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme, janë manipuluar ose nuk përmbajnë specifikimet e duhura.
2 Prill 2010