E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: 2009-a ishte viti i NATO-s, 2010-a është viti i heqjes së vizave për shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se përvjetori i parë i anëtarësimit të NATO-s është një datë e jashtëzakonshme, që koincidon me 20 vjet rrëzim të komunizmit. Sipas saj, u rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë. “Fituam garën në kohë për t'u anëtarësuar në NATO. E mbajtëm premtimin. Në fakt nuk kishim premtuar anëtarësimin në NATO, ne kishim premtuar vetëm ftesën në NATO. Ne e tejkaluam veten tonë dhe kështu do të ndodhë me të gjitha proceset e viteve të ardhshme. Nëse viti 2009 ishte viti i NATO-s, viti 2010 është viti i heqjes së vizave”, theksoi Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›