E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Viti i parë në NATO, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përshëndeti sot konferencën jubilare me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Berisha u shpreh se “për shqiptarët anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të thotë një epokë e re, e kalimit nga mbijetesa në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt”. Sipas tij, për shqiptarët anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut do të thotë një epokë e re, e kalimit nga mbijetesa në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt që meritojnë. “Në rast i kthejmë sytë dhe analizojmë, në vitin e parë si aleatë të NATO-s ne mund të numërojmë me krenari arritje të shumta, më të shumta se në histori tjetër. Në vitin e parë të anëtarësimit në NATO Shqipëria zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj”, theksoi Berisha. Këtë ceremoni e përshëndeti përmes një video-mesazhi edhe Komandanti i Komandës Supreme të Aleancës për Evropën , James G. Stavridis. Gjatë këtij aktiviteti, Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë telefonike me Komandantin e Kontingjentit shqiptar në Herat, Afganistan, major Sokol Pitaminën dhe Komandantin e Kontingjentit shqiptar në Bosnje, Ernest Prençin. Ai i përgëzoi ata për përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin shërbejnë në këto misione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›