E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Anëtarësimi në NATO, Shqipëria përjetoi ngjarjen më të madhe historike

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përshëndet sot 1-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut: Në një komunikim për mediat ai tha se kombi shqiptar, një vit më parë, përjetoi ngjarjen më të madhe në historinë e tij, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Sigurisë dhe të Paqes, në NATO. “Sot ne festojmë njëvjetorin e kësaj ngjarje duke shprehur mirënjohjen për të gjitha vendet anëtare të Aleancës, që besuan në forcën tonë, në angazhimin tonë, në vendosmërinë tonë, në seriozitetin tonë, në ëndrrën tonë dhe në aspiratën tonë për të lënë përfundimisht mbrapa të kaluarën historike dhe për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombeve të lira të botës së qytetëruar”, u shpreh Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›