E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, ringjallet nge ferri; Interi bën detyrën e shtëpisë



Arsenali përmbysi dizantazhin e dy golave të Barcelonës, në një ndeshje dramatike kundër kampionëve në fuqi e Europës në “Emirates” të Londrës e të mbyllur në barazim 2-2. Pas një dueli tërheqës e loje më stil në fraksionin e një pjesë të parë pa gola, Zlatan Ibrahimoviçit ju deshën vetëm 23 sekonda lojë në pjesën e dytë për të dhënë avantazhin e merituar Barcelonës, duke mposhtur portierin e “Toçinjve’, Manuel Almunian. Ish-sulmuesi i Interit u bë edhe një herë tjetër protagonisti absolut i takimit, kur në minutën e 59-të dyfishoi shifrat pas një pune të bukur të Ksavi, duke detyruar gardianin e Arsenalit ta nxjerrë sërish topin nga rrjeta. Loja duket e mbaruar, ashtu si dhe kalimi i ëmbël i Barcelonës në katërshen më të mirë të Europës, por Teo Uollkot shpiku pas vetëm dy minutash pas golin e parë, që rikuperoi djemtë e Arsen Vengerit. Në minutën e 84-të, danezi Niklas Bendtner hodhi një top në zonë, qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pujol shkaktoi faull ndaj Seks Fabregasit, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë që kapiteni i Arsenalit realizoi golin e dytë me penallti. Një përmbysje dramatike, por e merituar e “djelmoshave” të Arsenalit.

Në “San Siro”, Interi vuajti shumë pjesën e parë për të gjetur golin në sfidën me CSKA-në e Moskës, kundër një formacioni të ashpër rus, ndërhyrjet e rënda të të cilëve ishin të drejtuara ndaj fantazistit holandez Uesli Snejder. Goli i zikaltërve erdhi pas një kombinimi midis Snejderit dhe Diego Milotos, argjentinasi u shmang bukur dhe në kufijtë e zonës lëshoi një të djathtë vrasëse duke realizuar në minutën e 65-të. 45 minuta e dyta ishin të jashtëzakonshme për Interit, me një bombardim pa pushim drejt portës së moskovitëve me anë të Eto-së, Militos e Snejderit, por pa mundur të shënojnë golin e dytë, çka do ta bënte disi më të lehtë ndeshjen e kthimit në “Luzhniki” të Moskës.

Liga e Kampioneve
Çerekfinalet

31.03.2010
Arsenal-Barcelona 2-2
Inter-CSKA Moskë 1-0

30.03.2010
Lion-Bordo 3-1
Bajern-Mançester Jun. 2-1

1 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›