E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestro mbi pasuritë e biznesmenëve

Share

Ligji antimafia ka goditur në kryeqytet duke vene në sekuestro asete që kapin vlerën e 4 milion eurove. Pasuria ku përfshihen 2 hotele luksoze, ambiente biznesi disa shtëpi banimi dhe disa metra katror truall në Bërxull, iu përkasin dy biznesmenëve Shpëtim Kadena dhe Vasil Bajrakatari, të cilët aktualisht ndodhen të arrestuar pasi dyshohen si anëtarë të organizatave kriminale, raporton Vizion Plus. Drejtori i policisë së Tiranës informoi gjithashtu se Kadani ka qenë anëtar i një organizate kriminale në Romë, ku edhe është arrestuar, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda dhe Belgjika. Ndërsa Bajraktari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq Policia e kryeqytetit bëri të ditur se aktualisht po vazhdojnë hetimet për të zbuluar pasuri të tjera të këtyre shtetasve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›