E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë po fshehin Sali Berisha dhe Ridvan Bode dhe kujt po i falin 100 milionë euro?

Share

Nga Erion Braçe

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, në çdo gjë që kanë thënë gjatë 5 ditëve të fundit, kanë gënjyer. Çfarë po fshehin dhe kush po i përfiton 100 milionë euro?

Fakte:

1 -Licenca për “Lotari Kombëtare” përfshin brenda saj lejen për organizimin e 7 lojërave kombëtare, unike, monopol!

2 -Kompanisë që merr licencën e “Lotarisë Kombëtare” i lejohet publiciteti gjithformësh, për të siguruar një shumicë dërrmuese lojtarësh, favor ekskluziv vetëm për këtë kompani!

3 -Tarifa e licencës monopol të “Lotarisë Kombëtare” është vetëm 300 milion lekë, ndërkohë që tarifa për licencën e kazinosë në zonën e Tiranës është 1 miliard lekë, në zonën e Durrësit është 600 milion lekë, jashtë tyre është 300 milion lekë.

4 -Çmimi i shitjes së kësaj të drejte që i përket popullit shqiptar, u përjashtua si kriter bazë konkurrimi nga qeveria e Sali Berishës, jo nga konsulenti i huaj.

Ministria e Financës është autorizuar të marrë një konsulent të huaj në janar 2012, në të njëjtin Vendim të Këshillit të Ministrave ku janë përcaktuar qartë kriteret e konkurrimit.

Ky vendim ka përcaktuar edhe mandatin e konsulentit për të asistuar publikimin e dokumenteve të tenderit, procesin e konkurrimit dhe vlerësimit të fituesit, lidhjes së kontratës me fituesin.

Pra, konsulenti i huaj që është përzgjedhur në mars 2012, dy muaj më pas, nuk ka pasur mandat të hartojë kritere. Ato ishin hartuar, duke përjashtuar çmimin, që në janar.

5 -Tatimi i vetëm që qeveria ka përcaktuar për tu paguar nga kompania e licencuar për “Lotarinë Kombëtare” do të jetë ai 10% mbi vëllimin tërësor të xhiros!

Asgjë tjetër më shumë, as TVSH e as tatim në burim për çdo çmim të shpërndarë.

Të gjitha tatimet e tjera janë po të njëjtat që paguajnë edhe qytetarët, gjithashtu bizneset vendore duke nisur nga bizneset e vogla!!

Pas të gjitha këtyre fakteve ka një pyetje: Sali Berisha, kujt po ia fal 100 milionë euro? Sali Berisha, sa përfiton ti nga këto 100 milionë euro?


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›