Tahiri: Fjala e lirë vlen më shumë se gjoba e Shkëlzenit dhe Argitës
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, duke folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me 50 milionë lekë të reja, të cilat duhet tia paguajë si dëmshpërblim Shkëlzen dhe Argita Berishës, tha se fjala e lirë nuk mund të vritet. Sipas tij, drejtësia shqiptare është nënshtruar nga Sali Berisha. Por, Tahiri shprehet se pavarësisht vendimit skandaloz të gjykatës, ai nuk do rresht së denoncuari aferat korruptive.
“Sot u denova nga Gjykata, por jo nga drejtesia. Nje gjyqtar qe nuk iu shmang dot frikes dhe nenshtrimit, pranoi padine e Argita dhe Shkelzen Berishes, e me denoi me 50 milion leke.
Nuk justifikohem me faktin se ne kete vend, pushteti vret 26 njerez ne Gerdec, dhe askush nuk denohet.
Mund te shtrosh nje rruge, e bashke me rrugen vjedh 220 milion euro, e perseri askush nuk denohet.
Mund te vdesin 3 e sakatohen perjetsisht 7 minatore te tjere ne galerite e vdekjes, dhe kompania qe fiton miliona euro ne vit, denohet me 500 mije leke te vjetra. Me shume se kaq, askush nuk denohet.
Mund te shesesh detin, t’ia falesh vendit fqinj, e per kete tradhti kombetare askush nuk denohet.
Mund te vrasesh e denohesh 1 vit, mund te vjedhesh e nuk denohesh hic, mund te perdhunosh e i shpeton drejtesise perjetesisht.
Nuk justifikohem as me faktin qe ketu mund te marresh monopol llotarine kombetare dhe te gjithe mbyllin syte, mund ti vesh sopaten gjysmes se pyllit ne parkun kombetar te liqenit, dhe nuk te hyn gjemb ne kembe, mund te cmontosh fabrika, shesesh pasuri publike, vjedhesh toka e prona, madje te dalesh ne televizor duke bere pazare qindarkash a miliona euro, e perseri nuk denohet askush.
Asgje nga keto nuk eshte justifikim.
Por nuk justifikoj dot sistemin e korruptuar te drejtesise, te nenshtruar deri ne kocke ndaj pushtetit te kryeministrit dhe familjareve te tij.
Gjyqtare qe kane frike, qe nenshtrohen vullnetarisht, qe pushteti nuk mundohet me as ti bleje se shiten vete.
Por ky gjyqtari i sotem nuk ka asnje faj. Eshte sistemi i korruptuar.
Sali Berisha dhe femijet e tij, jane vetem abuzuesit me te keqinj te nje sistemi qe ne vetvete eshte i semure.
Une nuk do hesht kurre…Kjo eshte pak, por e sigurte.
Fjala e lire vlen me shume se gjoba qe me dha Gjykata duke folur me gojen e Shkelzenit dhe Argites”, tha Tahiri.