Lotaria Kombëtare, Ministria e Financave nis mashtrimet. Braçe: Berisha tradhtoi një klient për një tjetër
Fillimisht ishte ministri i Financave Ridvan Bode që tha se kriteret për Lotarinë Kombëtare i vendosi konsulenti. Tani zëvendësi i tij, Alfred Rushaj po u thotë shqiptarëve se kriteret i paska vendosur jo konsulenti, por një shoqatë për lotaritë.
Pas akuzave të fundit të opozitës, Ministria e Financave deklaron se ai që e këshilloi të mos e vendoste cmimin si kriter në tenderin e Lotarisë Kombëtare, nuk ishte konsulenti ligjor që pajtoi në mars, por këshilltari ligjor i Shoqatës Europiane të Lotarive Kombëtare.
Në korrik të vitit 2010 i jemi drejtuar Shoqatës së Lotarive Kombëtare të Europës. Ajo na dha konsulentin e saj ligjor. Mbi bazën e rekomandimeve që ky këshilltar ka dhënë, Ministria e Financave ka propozuar kriteret, të cilat nuk kanë të bëjën vetëm me dokumentacionin teknik që duhet të përmbushë një operator, por kanë të bëjnë edhe me kriteret ku duhet mbështetur vlerësimi i pozitiv i operatorëve, tha zoti Rrushaj.
Zëvendës/ministri, Alfred Rrushaj bëri të ditur edhe emrin e kompanisë që asiston Shoqatën Europiane të Lotarive dhe që sipas tij ka qenë mjaft e qartë në rekomandimet drejtuar Ministrisë së Financave.
Është Vladimir Partners BVBA me qendër në Bruksel dhe ka një dokument i shkruar zyrtar me të gjitha rekomadndimet që i janë dhënë Ministrisë së Financave të adoptuara sic janë dhënë në dokumentin që tashmë është publik, tha zv/ministri.
Rushaj tha se opozitës po flet sepse i është skualifikuar nga gara një klient i saj.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe. Ai ka premtuar se do publikojë fakte se edhe grekët e përjashtuar nga gara janë klientë të Berishës, por jo aq të afërt sa klienti tjetër që do fitojë licencën monopol.
Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Financave ka bërë një rrëfim të gjatë që ka hedhur poshtë një rrëfim të mëparshëm të vetë ministrit të Financave mbi skandalin e licencës së Lotarisë Kombëtare. Zëvendësministri nuk sqaroi asgjë, thjesht u rropat të ndërtonte një alibi të re. Mbi të gjitha su përgjigj një pyetje: Përse një licencë që në treg kushton 100 milion euro po jepet nga qeveria për vetëm 3.5 milion euro?
Nuk u përgjigj dot. E ka gojën e taposur për këtë.
Ndërkohë ky zëvendësministër hodhi akuza ndaj opozits sipas të cilave opozita është e përfshirë në këtë çështje sepse iu eliminua një klient i saj.
E ka fjalën për Kokalis dhe kompaninë e tij Intralot!
Nesër do ju jap prova që Kokalis ishte klient i Sali Berishës. Por i pafat me të. Një tjetër klient i Sali Berishës është më i rëndësishëm se Kokalis për të, thotë Braçe.