Lotet e Presidentit Obama
Lotë gëzimi por dhe të një tensioni të akumuluar kanë shënuar portretin e presidentit të rizgjedhur Barak Obama. Në një video të dy ditëve më parë, e cila është bërë publik vetëm tani, Obama ka folur para disa aktivistëve në bastionin e tij në Çikago. Kanë qenë falenderime të përzemërta për impenjimin e të gjithë atyre dhe krenarinë demokrate pas dyshimeve në prag të zgjedhjeve, që janë shndërruar në lot gëzimi. Por pa pasur kohë të shijojë fitoren Obama duhet të merret me problemet e mandatit të dytë. Mbi të gjitha me ekonominë. Presidenti amerikan pritet të dalë në një konferencë për shtyp gjatë ditës ku do të flasë për rritjen e borxhit publik, dhe për atë që do të ndodhë mesnatën e 31 dhjetorit kur do të shfuqizohen disa ligje për taksat dhe do të hyjnë në fuqi të tjera, që janë kundërshtuar nga republikanët përfshirë dhe reformën shëndetësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë një borxh rreth 600 miliard dollarë, pra recesionin. Ndërsa në politikën e jashtme, impenjimi i parë i konfirmuar për presidentin Obama është visit në Mianmar, një vend i izoluar prej vitesh nga dikatura ushtarake, si dhe një takim i mundshëm me lideren e opozitës dhe çmimin Nobel për paqen Aung Su Ki.