E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork nen kercenimin e stuhise

Dhjetë ditë pas uraganit që ka tronditur Nju jork-un, mbetet ende në fuqi gjendja e emergjencës. Kryebashkiaku Majkëll Blumberg ka vendosur të racionojë benzinën dhe të lejojë aktivitetin e benzinatëve me ditë të caktuara në bazë të shifrave të fundit të targave të automjeteve. Masa këto që I shtohen situatës së rëndë me të cilën po përballen rezidentët, vetëm në territorin e Nju Jork janë më shumë se 100 mijë banesa që janë ende pa energji elektrike. Por ajo që ka ndërlikuar dhe më shumë situatën ëshët studia e dëborës që prej dy ditësh ka shkaktuar uljen e mëtejshme të temperaturave. Brenda pak orësh në Central Park kanë rënë më shumë se 11.9 centimetra dëborë dhe situata për ditët në vijim nuk duket aspak e mirë. Për këtë arsye në Nju Jork janë vënë në veprim të plotë 11 qendra pritjeje për ata që kanë braktisur shtëpitë e tyre. Por masat për furnizim të racionuar të benzinës nuk do të aplikohen për automjetet komerciale, taksi, limuzina me qera si dhe automjeteve të emergjencës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›