E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lotët e krokodilit të Klosit ndotin turizmin shqiptar”

Autori i Lajmit: red.
Partia Demokratike u kundërpërgjigjet akuzave të socialistëve për politikën mjedisore. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, tha se PS nuk bëri asgjë për 8 vjet, ndërsa tani kritikon qeverinë demokratike. “Pasi kaloi 10 ditë në Sain Tropez, në të cilat 5 në jahtin më të famshëm dhe luksoz “Aleksandri i Madh”, ku dita kushton 4000 euro, dhe prej aty shkoi në Ibiza për të vazhduar pushimet si milioner, Klosi kthehet në Tiranë dhe derdh lot krokodili për pushuesit shqiptarë. Politika e re e Ramës vazhdon të marrë rreze dielli dhe të pushojë në Perëndim, ashtu siç bëri 8 vite me radhë gjatë të cilave e la turizmin shqiptar në mëshirë të fatit. Ndaj e ka të lehtë të flasë për standardet evropiane të zonave turistike, sidomos kur këto i provon në vendet më luksoze të Evropës. E ka po aq të lehtë t u thotë shqiptarëve bëni si them unë e mos bëni si bëj unë, kur e di që pushimet do t i kalojë përsëri në jahte e plazhe milionerësh”, - tha ai. Sipas Bogdanit, këta lotë krokodili, siç i quajti ai, të kësaj politike hipokrite të Ramës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ndotin turizmin shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›