Trilli i një duke solli armët e Skënderbeut në Vjenë
Autori i Lajmit: red.
Që të arrish në dhomën e drejtorit, Dr. Gross duhesh të kalosh nëpër salla të mëdha ku gjenden armë e vegla lufte kalorësish të cilat po këto vetëm formojnë një muzeum të veçantë. Piktura të vjetra zbukurojnë muret, buste antike prej mermeri qëndrojnë nëpër postamentet, e raftet e librave janë mbushur me volume të vjetra. Drejtori i Muzeut të Vjenës, Dr. Gross thotë se “për të marrë vesh si dhe kur këto gjëra u prunë në Muzeumin e Artit Historik të Vjenës, që për nga rëndësia dhe fama në botë i afrohet vetëm muzeumi i Madridit, dëshiron të na tregojë së pari, se si është formuar muzeumi i armëve.
Arqiduka i Tirolit, Ferdinandi (1529-1595) i biri i perandorit austriak, Ferdinandi I-rë (1503-1564) dhe vëllai i perandorit Maximilian II (1527-1576) ishte një njeri i pajisur me një kulturë humaniste dhe, në atë kohë kur qeveriste më 1544-1566 në Pragë, merrej me arte dhe mblidhte gjëra me vlerë artistike dhe historike. Pas vdekjes së perandorit Ferdinandit I, si biri i tij, ai trashëgoi vendet e Tirolit bashkë me gjysmat e armëve të Kabinetit të Armëve Perandorake në Vjenë dhe më 1567 shkoi në kryeqytetin e Tirolit, Insbruck, zuri atje kështjellën Ambras dhe e ripajisi këtë sipas shijes së tij. Atje u bë rezidenca e tij dhe thonë se rrojti i lumtur bashkë me të shoqen, Filippine Welsel. Ai atje merrej me mbledhjen e gjërave artistike me vlerë dhe kuriozitete.
Këshilltar i palodhur dhe sakrifikues për këto gjëra, arqiduka kishte sekretarin e tij privat, Jacob Schrenckh von Notzing, i cili vinte nga një familje aristokrate prej Baviere. Gjërat që mblidhte më me qejf ishin rrobat e hekurta luftarake dhe armët e princërve të famshëm të heronjve dhe të prijësve të ushtrive, të cilat i ruante në kështjellën e tij Ambras, në një sallë të ndërtuar apostafat për këto sende të çmueshme në një mënyrë të dukshme dhe i quante këto gjëra, “shoqëria e tij e ndershme”.
Kjo mbledhje e sendeve të rralla zuri fill më 1570 në këtë mënyrë: Arqiduka me ndihmën e sekretarit privat, Schrenckhit, i shkroi nga një letër çdo heroi, princi, kalorësi ose trashëgimtarëve të tyre, për t i dërguar arqidukës veshjet luftarake, armë, vegla lufte, piktura e biografi, pasi ai, arqiduka, donte t i ekspozonte në sallën e tij si për kujtim të përhershëm dhe për t i bërë heronjtë të pavdekshëm. Arqiduka kishte një shtab argjendarësh, të cilët i dërgonte nëpër vendet e huaja dhe hynte ndër to me korrespondencë të pandërprerë për t u marrë vesh për çështjen e çmimit të objekteve. Dhe, në këtë mënyrë, mundi të mbledhë shpejt, një numër të madh mjetesh lufte dhe armë heroike në kështjellën Ambras, që ishte mbushur plot armë e sende historike me vlerë të lartë. Pa humbur kohë, më 1583, 1593, 1596 sekretari privat i arqidukës, Schrenkchi, filloi punën e tij për të përpiluar një inventar duke i shkruar në tabela bakri. Kjo vepër që doli në dritë më 1601 mori titullin "Armamentarium heroicum" (Dhoma e armëve të heronjve) e cila përmbante dhe emnat e princëve dhe të heronjve.
Në faqen paralele të asaj ku gjendej fotografia e heroit a princit, ishte shkruar edhe biografia përkatëse në gjuhën latine. Më 1602 doli në dritë po kjo vepër në gjuhën gjermane, e cila është i pari libër, që përmbante fotografitë e heronjve dhe mbledhjen e armëve. Me anën e kësaj vepre e me inventarin që përmban kjo vepër i dha mundësinë historisë së armëve moderne, të kontaktonin të zotërit e armëve dhe historinë e tyne.
Pas vdekjes së arqidukës, bijtë e tij, Karl dhe Andrea von Burgau trashëguan kështjellën Ambras bashkë me gjërat e çmueshme. Pas vdekjes së vëllait të tij, Karl von Burgau më 1605, shiti kështjellën Ambras bashkë me gjithë sendet historike të Perandorit të asaj kohje, Rodolfit të II-të të Austrisë.
Deri në vitin 1806 armët u lanë po në kështjellën Ambras dhe po në kët vit u mbartën për në Vjenë dhe më 1814 u vendosën në kështjellën Belvedere, gjithnjë në Vjenë dhe u ekspozuan atje. Më 1888 u ekspozuan në ndërtesën e re, që u ndërtua apostafat (enkas) për muzeun dhe kështu, këtu futën dhe gjërat e tjera historike të shtëpisë perandorake të Austrisë.
Arqiduka kishte një shtab argjendarësh, të cilët i dërgonte nëpër vendet e huaja dhe hynte ndër to me korrespondencë të pandërprerë për t u marrë vesh për çështjen e çmimit të objekteve. Dhe, në këtë mënyrë, mundi të mbledhë shpejt, një numër të madh mjetesh lufte dhe armë heroike në kështjellën Ambras…
Dy shpatat
Shpata që gjendet në sallën XXVII, rafti V.Nr.345 (550) prej 88.5 cm e gjatë dhe e gjerë 57 cm, me dy presa e me një formë të drejtë dhe një majë të kthyer përmban disa shkronja latine. Prej këtyre shkronjave këndohen këto fjalë: "Heroi i Perëndisë, Iskander Beg". Doreza është e përbërë prej druri, mbështjellë me lëkurë, pesha e kësaj shpate është 1300 gr. Shpata me dorezë veshur me lëkurë shagren, ka nga anët e jashtme 4 arabeska të thella (stolisje), tre rripa për hijeshim. Anët e jashtme përshkohen prej fildishi dhe në anët e brendshme shohim disa karaktere të kuqe, të cilat janë shkruar në shek. XVI, e që përmbajnë emrin "Scändervech". Pesha është 600 gr dhe pesha e përgjithshme 1900gr. Kjo shport është shënuar dhe pikturuar në librin e sekretarit privat të arqidukës së Tirolit, Jakob Schrenckh, "Armametarium heroicum", në faqet XVI. Përveç këtyre, në sallën e armëve historike të muzeumit të Vjenës gjendet dhe një tjetër, e cila quhet si një nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe është shënuar në inventarin e mbajtur në vitin 1593. Kjo shpatë të jep të drejtën të besosh nga pesha e rëndë dhe nga gjatësia, se Kastrioti me një të vërtitur të saj i ndante në dy pjesë trupat e armiqve më të mëdhej të tij, turqve. Kjo shpatë që gjendet në sallonin XXV, rafti II Nr.92 (143), ka gjatësi prej 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. E gjithë pesha është 3.2kg.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008