“Plehrat në rrugë shembull i politikës së dështuar të Qeverisë”
Autori i Lajmit: red.
Socialistët kritikojnë Qeverinë dhe politikën e saj mjedisore. Sekretari Organizativ i selisë rozë pohoi dje se vera e vitit 2008 po kalon në një Shqipëri më të papastër se asnjëherë. Sipas tij, mungesa e infrastrukturës të kanalizimeve dhe të përpunimit të ujërave të zeza në të gjitha zonat me banesa e hotele buzë Adriatikut e Jonit, është shembulli i një politike të dështuar turistike dhe i një qeverisjeje primitive, që s është në gjendje të kryejë as edhe një shërbim të rëndomtë trajtimi ujërash të zeza në zonat turistike. “Masakra urbane vijon ditë-natë edhe në këto ditë pushimi duke ngrënë çdo ditë mijëra m2 rërë, kodër, ajër dhe jo vetëm duke shpërfytyruar e shëmtuar çdo ditë e më shumë zonat turistike me banesa e hotele të ndërtuara kuturu, po edhe duke rritur volumet e rrezikshme të ndërtimit mbi troje të rrëshqitshme si rëra e ullishtet matanë hekurudhës Kavajë-Durrës, ku po ngrihen pallate me shumë kate”, - tha Klosi. Duke u shprehur i bindur për fitoren e PS-së në zgjedhjet e 2009-ës, ai tha se bashkë me këtë Qeveri do të ikin nga zonat turistike edhe plehrat, gropat septike, ndërtimet e shëmtuara e të rrezikshme mbi rërë e troje të rrëshqitshme.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008