Nishani: “Me Lazaratin nuk po qëllojmë dot në shenjë”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka zgjedhur pikërisht kohën kur korret hashashi për të bërë analizën e punës së Ministrisë së tij. Ai ka pranuar se situata në Lazarat është problematike, pasi lënda narkotike vazhdon ende të prodhohet në këtë fshat. “Lazarati nuk mund të cilësohet ende zonë e pastër nga lëndët narkotike”, - iu përgjigj Nishani mediave të interesuara rreth situatës në Lazarat. Nishani gjatë analizës që bëri sot renditi dhe sasinë e bllokuar të lëndëve narkotike gjatë këtyre 7 muajve të parë të këtij viti. “Janë sekuestruar në këto operacione 47 kg heroinë, 813 gramë kokainë, 2 277 kg hashash si dhe janë asgjësuar në zona të ndryshme të vendit 80.950 rrënjë kanabis. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë shënuar 8 operacione më shumë në luftën kundër narkotikëve dhe ka 15 autorë të arrestuar më shumë në këto operacione se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”. Sipas Nishanit, “ajo që bie më shumë në sy edhe për shkak të asgjësimit të bimëve narkotike, ka një reduktim drastik të sipërfaqeve të mbjella me kanabis. Në këtë rast i referohem pjesës së Lumit të Vlorës, e cila ka qenë një ndër zonat më problematike”. Ndërkaq mbjellja e kanabisit po kthehet në një fenomen që po shtrihet në të gjithë vendin. Jo vetëm Lazarati në jug të Shqipërisë, por edhe Tropoja, në veri të saj, po kthehet në një plantacion hashashi. Masat e pamjaftueshme parandaluese po e bëjnë gjithmonë e më të vështirë punën e forcave policore për të marrë nën kontroll situatën. Kronikat e lajmeve, përditë flasin për mijëra rrënjë kanabis, të cilat asgjësohen nga policia, e për dhjetëra plantacione të cilat zbulohen përditë.
Janar 2008 - Operacioni “Klandestini” Patok, trafik klandestinësh (Mal i Zi, Slloveni, Itali)
Shkurt 2008 - Operacioni “Qiriri i ndezur” , trafik armësh dhe lëndësh narkotike i shtrirë në Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë, sekuestruar 278 kg lëndë narkotike, armë automatike e municione, lëndë plasëse.
Shkurt 2008 – Operacioni “Furtuna”, korrupsion hipoteka e Tiranës, arrestohen 6 punonjës dhe sekserë.
Mars 2008 - Operacioni “Gërshërët e ligjit”, korrupsion në Drejtorinë e Patentave Tiranë, arrestohen 5 drejtues dhe sekserë
Mars 2008 - Operacioni “Cikloni 4”, arrestohen 4 shtetas për trafik armësh, lëndësh plasëse, municionesh etj.
Mars 2008 - Operacioni “Gërshërët e Ligjit 2”, arrestohen 3 shtetas për vjedhje të bankave me mashtrim, kredi me emra të rremë.
Mars 2008 - Operacioni “Rruga e vjetër”, arrestohen 6 shtetas për trafik klandestinësh. Veprimtaria e tyre shtrihej nga Saranda në Kukës, nga Shkodra në Gjirokastër.
Mars 2008 - Operacioni “Kafazi i Pëllumbave”, arrestohet grup falsifikatorësh dhe bllokohen një sasi e madhe vulash institucionesh, ambasadash etj.
Prill 2008 - Operacioni “Vjedhja e Shekullit”, zbulohet dhe arrestohet pas 10 vjetësh autori i vjedhjes me armë në shtëpinë e Sulo Shehut në Vlorë. Shuma 1.2 milionë USD.
Maj 2008 - Operacioni “Morina”, arrestohet grup tafikantësh të armëve, sekuestrohen 76 pistoleta, lëndë plasëse dhe municione të tjera.
Maj 2008 - Operacioni “Nitromak”, arrestohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjës dhe bashkëpunëtorë të tyre.
Maj 2008 - Operacioni “Karavastaja”, arrestohet në bashkëpunim me policinë italiane shtetasi i shumëkërkuar, Luan Fusha, i akuzuar për disa vrasje në Lushnjë.
Mars-Maj 2008 - Operacioni “Pranvera”, arrestohen 137 shtetas të shpallur në kërkim, sekuestrohen dhjetëra pistoleta, armë automatike e municione, granata etj.
Maj 2008 - arrestohen 2 doganierë dhe 1 polic i PKK Durrës, si dhe një shtetas, për kontrabandë, evazion fiskal, korrupsion e shpërdorim detyre.
Qershor 2008 - Operacioni “Shkozeti”, arrestohen 2 shtetas për trafik armësh dhe municionësh. Bllokohet arsenal pistoletash, lëndësh plasëse e municionesh.
Qershor 2008 - Operacioni “Rrëmbimi”, arrestohen 3 shtetas me në krye Mile Çamin (Fatmir Emini) për torturimin, vrasjen dhe hedhjen në lumë të Xhevrie Cakës (e ëma e Lul Cakës) ngjarje e ndodhur më 1 korrik 1999.
Qershor 2008 – Operacioni “Stuhia”, arrestohet grup trafikantësh të armëve dhe sekuestrohen 100 pistoleta të tipit MINI Bloë.
Korrik 2008, gjendet dhe arrestohet në SHBA në bashkëpunim me FBI shtetasi i shumëkërkuar dhe dënuar me 23 vjet heqje lirie për vrasje, Ndue Harusha.
Korrik 2008 - Operacioni “Matrix 4”, arrestohen pas një gjurmimi disamujor, 17 shtetas, për vepren penale të vjedhjes së bankave nëpërmjete klonimit të kartave të kreditit, si dhe sekuestrohet një laborator paisjesh elektronike që bënte të mundur realizimin e vjedhjes së të dhënave.
Korrik 2008 - Operacioni “Buna”, arrestohen antarët e grupit kriminal të përbërë nga anëtarët e familjes “Cafi” në Shkodër, të cilët akuzohen për një numër vrasjesh të kryera në këtë qytet gjatë 10 viteve të fundit.
Korrik 2008 - Operacionet “Butrinti” dhe “Korridori i lirë”, që bënë të mundur arrestimin e 2 grupeve që menaxhonin trafikun e klandestinëve kryesisht drejt Greqisë.
Korrik 2008 - Operacioni “Era e Malit”, asgjësimi i parcelave me bimë narkotike në zonën e Gjirokastrës, Lazarat.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008